Buxhaku: BDI e interesuar për një proces të qetë
Shkup-Kandidati për president i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim Agron Buxhaku, gjatë një konference për shtyp u shpreh se fushata zgjedhore kaloi pa asnjë incident. “Kandidimi im për postin me te larte te shteti është edhe mundësi për paraqitjen te platformës dhe programit tone politik, te vizionit tim për Maqedoninë, për ardhmërinë e shtetit tone të përbashkët, program ky i përkrahur prej fillimit te veprimit tone politik, nga 65-70% te shqiptareve te Maqedonisë. Dita ditës, përkrahja e politikes dhe programit te BDI po rritet, si nga shqiptaret, po ashtu edhe nga komunitetet tjera jo shumice, për çka dëshmon edhe prania e tyre masovike në tubimet dhe mitingjet tona nepër komunat multietnike, si edhe koalicionin me parti të komuniteteve jo shumicë nëpër disa komuna”-tha ndër të tjerash Buxhaku.
Ai ka falënderuar mediat për mbulimin e fushatës, si dhe institucionet ndërkombëtare të akredituara në Shkup, për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Në fund të deklaratës, Buxhaku ka ftuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje.
“Kësaj here, ashtu siç ka qene edhe gjate zgjedhjeve te mëparshme kur ka qene BDI ne pushtet, ju garantojmë që janë marrë dhe do të merren te gjitha masat te sigurisë. Për dallim nga zgjedhjet e turpshme te 1 qershorit te vitit te kaluar te organizuara nga partitë e atëhershme ne pushtet, BDI do te bën gjithçka për te shlyer njollën, qe maksimum 1000 keqbërës, qe po ndiqen penalisht, vunë mbi popullin shqiptar ne Maqedoni. Mbarëvajtjen e zgjedhjeve unë nuk e konsideroj vetëm si plotësim kriteri për anëtarësim në NATO dhe në BE, por si shprehje e pjekurisë demokratike dhe si mundësi për qytetaret te vendosin lirshëm për ardhmërinë e tyre”-përfundoi kandidati për president nga radhës e BDI-së.