Spanja do të tërheqë trupat nga Kosova
Prishtinë-Spanja do të tërheqë trupat e saj nga Kosova. 360 ushtarët spanjoll, pjesë e kontingjentit të KFOR-it do të largohen gjatë muajve në vijim. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e mbrojtjes së Spanjës Carme Chacon."Është koha të kthehemi në shtëpi", ka thënë Chacon. Lajmi është konfirmuar dhe nga zëdhënësi i NATO-s në Bruksel. Spanja është një nga pak vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.