E Diel, 1 Nëntor 2026

AI: Kosova jeton ende me plagët e 10 viteve më parë

Londër - Amnesty International risjellë në vëmendje mosvënien para përgjegjësisë së shkaktarëve të krimeve të ushtruara në Kosovë gjatë dy dekadave të fundit. E teksa janë mbushur 10 vjet nga ngjarjet e përgjakshme të luftës së Kosovës në vitin 1999, AI thekson se përgjegjësit për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve dhe serbëve ende nuk po përballen me drejtësinë.

Organizata për të drejtat e njeriut vë në dukje se më shumë se 3000 shqiptarë janë "zhdukur" nga policia, forcat paramilitare dhe ushtarake serbe, ndërsa dhe rreth 800 serbë, romë dhe pjesëtarë të pakicave tjera u rrëmbyen pas përfundimit të konfliktit.

AI u bën thirrje autoriteteve në Serbi dhe Kosovë, përfshirë misionit EULEX, që të bashkëpunojnë për hetimin e rasteve, në mënyrë që familjarët të informohen për fatin e të afërmve të tyre, ndërsa autorët e krimeve të sillen para drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›