E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarizohet Basha

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 20:21

Partia Demokratike e Shqipërisë të premten ka hapur fushatën zyrtare për zgjedhjet vendore të 8 majit, në të cilën është prezantuar kandidati i kësaj partie, Lulzim Basha për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Prezantimi i kandidaturës së Bashës është bërë edhe zyrtarisht nga kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PD-së, Sali Berisha.

“I dashur Lulzim Basha, kryetar i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës. Jemi mbledhur sot për të shprehur mbështetjen tonë kandidatit të PD-së njërit prej personaliteteve më të shquara të sukseseve të PD-së, njërit prej qytetarëve më të shquar të kryeqytetit, intelektual dhe të kulturuar”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, dje Lulzim Basha i ka paraqitur kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm, për shkak të kandidimit për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Basha pranoi zyrtarisht më 22 mars të kandidonte për Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 8 majit. Basha mbështetet dhe nga koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ku bën pjesë edhe LSI.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›