E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boksierët kosovarë shkojnë në Podgoricë

Nga Express më 25 mars 2011 në ora 19:58

Përfaqësuesja e Kosovës në boks të shtunën do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të merr pjesë në turneun ndërkombëtar ‘Trofeu i Podgoricës’, i cili mbahet të dielën në kryeqytetin malazez.

Në Podgoricë, Kosovën do ta përfaqësojnë këta boksierë: Burim Hasani (64 kg.), Burhan Zeneli (75 kg.), Arbër Elezaj (91 kg.), Besart Xhafa (69 kg.), Armend Xhoxhaj (81 kg.), Fisnik Muharremi (91 kg) dhe Adrian Gashi (52 kg.).

Përfaqësuesen tonë në Podgoricë do ta udhëheqë Mehmet Haxhani. Po ashtu është ftuar edhe gjyqtari kosovar Latif Demolli.

Ndërsa si mysafirë specialë nga Kosova janë ftuar ish boksierët e famshëm kosovarë: Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Nazif Gashi dhe Fatmir Makolli. Ekipi kosovar edhe në të kaluarën ka marrë pjesë në këtë turne.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›