Zyrtarizohet nesër pakti me Malin e Zi për Bunën, Drinin dhe liqenin e Shkodrës

Shkoder, 13 dhjetor, NOA – Ministria shqiptare e Mjedisit, nenshkruan neser me homologen e saj malazeze, marreveshjen e mirekuptimit per thellimin e shtratit te lumit Buna, riparimin e argjinaturave, si dhe marrjen e masave kunder permbytjeve.
Nenshkruesit e tij, ministrat respektive Fatmir Mediu dhe Milutin Simoviç, do te zyrtarizojne keshtu marreveshjen, e cila ve ne plan te pare rregullimin e regjimit ujor te pellgut ujembledhes te liqenit te Shkodres, si dhe lumenjve te Bunes dhe Drinit, e cila ka nje rendesi te madhe per zhvillimin e pergjithshem te zones nderkufitare ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi.
Regjimi jo i favorshem hidrologjik i liqenit te Shkodres dhe lumit te Bunes perben gjithnje e me teper rrezik per permbytjet dhe per kete qellim duhet te sigurohet nje shkalle e nevojshme mbrojtese ne brigjet e tyre.
Prandaj palet bien dakort per te punuar bashkerisht per realizimin e pershpejtuar te projektit te rregullimit te regjimit ujor te pellgut ujembledhes te liqenit te Shkodres, Bunes dhe Drinit.
“Per kete qellim, eshte e domosdoshme te hartohet Plani i Veprimit per parandalimin e qendrueshem te permbytjeve ne pellgun e liqenit te Shkodres dhe lumit te Bunes. Ne kuader te Planit te Veprimit do te percaktohen masa afatshkurtra dhe masa afatgjata”, citon memorandumi.
Duke shtuar me tej pikat e veçanta si ajo e Komisionit te perbashket shqiptaro-malazez per administrimin e ujerave dhe hartimin e dokumentacionit te projektit per rregullimin e shtratit te tij.
Ndersa ne masat afatgjata parashikohet hartimi i planeve te menaxhimit te pellgut ujembledhes te liqenit te Shkodres, Bunes dhe Drinit; hartimi i projektit te plote te regjimit ujor te liqenit te Shkodres, Bunes, Drinit dhe degeve perkatese te tyre; si edhe realizimin e masave dhe punimeve te percaktuara me ane te projekteve.
n.e/NOA