Çaçiq e fal Beqirajn

Trajneri i Dinamos, Ante Çaçiq, e ka falur sulmuesin kosovar Fatos Beqiraj, me të cilin kishte një konflikt verbal para ndeshjes kualifikuese së Ligës së Kampionëve me Mariborin të mërkurën.
Shkas për këtë ishte bërë lënia jashtë 11-shes së parë të kosovarit, për çka lojtari kishte dashur të largohej edhe nga karantina.
“Dua ta harroj atë që ka ndodhur. Fatosi është pjesë e rëndësishme e skuadrës. Ai shënoi një gol të rëndësishëm ndaj Sherifit në udhëtim, po ashtu edhe në takimin e kthimit. Fatosi do të jetë në takimin kthyes ndaj Mariborit”, tha Çaçiq për mediet kroate.