E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie shënon, Man Utd fiton

Robin van Persie realizoi golin e tij të parë si futbollist i Manchester Unitedit në fitoren 3-2 ndaj Fulhamit në Old Trafford. Ylli holandez iu bashkua Unitedit nga Arsenali dhe nuk iu nevojit shumë kohë për të lënë gjurmë.

Ai kontribuoi në fitore e cila u sigurua edhe falë golave të tjerë të realizuar nga përforcimi tjetër i ri Shinji Kagawa dhe mbrojtësi Rafael. United e rrezikoi fitoren pas autogolit të qendërmbrojtësit Nemanja Vidic në minutën e 64-të por arriti të ruajë epërsinë për fitoren e parë në edicionin e ri në Premierligë, pas humbjes në xhiron e parë nga Evertoni 1-0.

Edhe kjo fitore pati çmimin e saj, sulmuesi Wayne Rooney u lëndua në minutat e fundit të takimit kur pësoi një të qarë në këmbën e djathtë.

Rezultatet

Man Utd-Fulham 3:2

Tottenham-WBA 1:1

Swansea-West Ham 3:0

Aston Villa-Everton 1:4

Norwich-QPR 1:1

Southampton-Wigan 0:2

Sunderland-Reading (u shty)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›