Çajnë asfaltin, mbetën pa ujë 730 familje pas investimit
01/06/2010 Rikonstruksioni i rrugës prishi tubacionin, e lidhin vetë banorët
DURRES- Ende pa përfunduar shtrimi i rrugës me asfalt në segmentin rrugor nga Ura e Dajlanit deri në NISH Tulla të Durrësit rruga është çarë disa herë. Familjarë që kanë mbetur pa ujë që nga koha kur tubacioni i vjetër i ujit të pijshëm u zëvendësua me linjën e re dhe tub me diametër të gjerë, qindra familje mbetën pa ujë. Në Shkozet flitet për 730 familje që tashmë nuk kanë asnjë mundësi të marrin ujë nga tubacioni i shtrirë, ndërsa këtë çrregullim e ka pranuar edhe ujësjellësi. Për disa javë investimi për projektin e rrugës dhe Bay Passit të Shkozetit u ndërpre vetëm pse lindi nevoja e shtrimit të një tubi për gjatë gjithë gjatësisë së rrugës nga Ura Dajlanit deri në afërsi të kodrës së Rrashbullit. Në anë të majtë të këtij segmenti nacional të rrugës Durrës-Tiranë u shtri në një thellësi 2 m tubi 400 mm, kurse në anë të djathtë një tub me përmasa 200 mm. Familjet e mbetura pa ujë kanë shkuar në derën e ndërmarrjes dhe në atë të bashkisë, por ende nuk kanë marrë përgjigje se ç’do të ndodhë për furnizimin e tyre me ujë. Prej tri ditësh duke shfrytëzuar edhe fundjavën banorët kanë marrë vet nismën për të lidhur ujin. Ata kanë çarë trotuaret në thuajse të gjithë gjatësinë e rrugës dhe aty kanë shtrirë tubin duke e lidhur me manikota e fasho me tubacionin kryesor. Rruga, trotuari dhe asfalti janë çarë në çdo 50-60 metër duke i sjellë jo pak telashe subjektit zbatues të investimit. Disa teknikë hidraulikë kanë bërë të gjitha lidhjet edhe pse të paligjshme dhe që i rrezikon të përballen me drejtësinë. Personat që kanë ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme nuk janë interesuar aspak të rehabilitojnë pjesën e dëmtuar. Pllakat e trotuareve, bordurat anësore të rrugëve, asfalti dhe tubi i vendosur janë hapur e çarë pa u kujdesuar për anën teknike. Pas vonesave që u shkaktuan nga reshjet e muajve të dimrit, në rrugën Ure Dajlanit-Nish Tulla në Shkozet të Durrësit punimet kanë hyrë në një fazë të re, në atë të asfaltimit. Punëtorë që janë vendosur në këtë aks rrugor nga firma ndërtuese kanë nisur punime intensive me qëllim që deri në fund të javës së parë të qershorit të përfundojë shtrimi i tapetit të asfaltit të rrugës. Ndërtimi i Baipasit të Shkozetit është një financim i Fondit Kuvajtian me vlere 13 milionë euro. Ky segment fillon nga mbikalimi i autostradës Tiranë-Durrës, në Shkozet dhe përfundon në mbikalimin e Plepave. Por subjekti zbatues i projektit ka ndeshur në shumë vështirësia. Sapo është mësuar se më shumë se 700 familje nuk do të furnizohen nga kjo linjë e re e shtruar, ata janë ndier të dëmtuar duke nisur edhe endjen në dyert e institucioneve. Tre shtetas të moshës nga 80 vjeç deri në moshën 27 vjeç janë ndaluar nga policia në kohën që ata janë gjetur në anë të kanalit të hapur në mënyrë të paligjshme për të marrë ujin nga tubacioni. Izet Hasani 80 vjeç i lindur në Kavajë dhe banues në lagjen numër 13 të Durrësit, Zenel Lijta, 27 vjeç nga Dibra me banim në Sallmone të Shijakut dhe Haki Sunika 31 vjeç nga Kukësi banues në Plazh janë vënë nën akuzën e dëmtimit të rrjetit të ujit të pijshëm. Sipas policisë, e cila ka bërë shoqërimin e tyre në mjediset e ndalimit, këta persona kanë çarë asfaltin në Shkozet në rrugën Durrës-Tiranë.