Topalli: Rama politikan që nuk respekton Kushtetutën
01/06/2010 Kryetarja e Kuvendit komenton rekomandimin e KE-së për liberalizimin e vizave
“Keqardhje për opozitën, që nuk dha kontributin e saj për këtë proces”
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka akuzuar nga Kamza kryetarin e Partisë Socialiste si politikan që nuk respekton Kushtetutën e vendit. Ajo ndau me qytetarët e kësaj bashkie lajmin e prezantuar nga komisionerja Sesilia Malstrom mbi rekomandimin që KE-ja do të bëjë për liberalizimin e vizave me Shqipërinë. “Një politikan nuk mund ta quajë kurrë veten politikan, nëse nuk respekton Kushtetutën. Një politikan nuk është kurrë politikan kur ai nuk respekton ligjin, një politikan është për t’u shmangur, për t’u çuar në periferi të shoqërisë shqiptaren nëse guxon të shkojë deri aty sa, kur në konferencë shtypi pyetet nga gazetarët nëse ‘jeni i gatshëm për kompromis’, për të respektuar pikën 6 të nenit 178 të Kodit Elektoral, thotë ‘jo’. Ky nuk është politikan, aq më pak të jetë drejtues i një partie. Kjo në historinë politike nuk ka ndodhur kurrë, nuk ndodh kurrë dhe nuk do të ndodhë kurrë”, - theksoi Topalli në fjalën e saj. Ajo akuzoi kreun e opozitës për mosafrim koprimisi, ndërsa renditi reformat parlamentare deri në mbërritjen e këtij vendimi të rëndësishëm për shqiptarët. “Së pari, ky vendim i jashtëzakonshëm është meritë juaja, e çdo qytetari shqiptar. Është meritë e nënave, është meritë e burrave dhe grave, që kanë punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Është meritë e shpirtit të shqiptarëve, që është një shpirt europian. Është meritë e një vizioni që kërkon ta shohim veten te familja, te shtëpia, në Europë. Është meritë e një angazhimi të jashtëzakonshëm të viteve të fundit të Qeverisë, të Parlamentit, të institucioneve shqiptare. Gjatë kësaj periudhe është punuar me përkushtim për të plotësuar çdo kërkesë që ne kishim detyrim”, - tha kryeparlamentarja, e cila tha se Kuvendi ka luajtur një rol kyç në këtë proces. Ajo gjithashtu shprehu keqardhjen për mungesën e opozitës në miratimin e reformave të mëdha ligjore për liberalizimin e vizave. “Si Kryetare e Kuvendit, unë kam keqardhje që gjatë këtyre muajve, kur Kuvendi dhe komisionet parlamentare kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, një pjesë e deputetëve nuk u lejuan të hynin në Parlament dhe të jepnin edhe ata kontributin e tyre për heqjen e vizave. Unë shpreh trishtimin e madh që ata nuk u lejuan të vinin në Parlament dhe të votonin bashkë me ne ligje që kërkonte BE-ja për të lëvizur pa viza dhe të kishin mundësi të jepnin një kontribut modest”, - tha kryeparlamentarja.
Kundër duhanit
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Duhanit, Jozefina Topalli, në cilësinë e Kryetares së Kuvendit, por më shumë në rolin e nënës, përcolli një mesazh të fortë ndaj prindërve, nënave e veçanërisht mësuesve, që të bëjnë çdo gjë që fëmijët, të rinjtë dhe të rejat të edukohen për të mos e pirë e duhanit. “Unë u bëj një thirrje të veçantë mësuesve: mos lejoni fëmijët që të pinë duhan në shkolla, konsiderojeni armik të jetës suaj. Nëse e mendoni kështu, unë jam e sigurt se vajzat e djemtë e rinj nuk do të pinë duhan”, - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.