"Duhet një mobilizim jetik qytetar për mjedisin"
Duhet një mobilizim qytetar për mjedisin; kjo është gjeja e cila duhet të ndodhe në ambientin tone. Ne jemi ata të cilët së bashku me pushtetin duhet të kujdesemi për jeten tone. Kjo jetë nuk zhvillohet vetem brenda mureve të shtëpise, të cilat janë të pastra në rastin më të mirë, ajo zhvillohet edhe jashte saj. Prandaj duhet të tregohemi të vetedijshem mbi pastertine kudo që ndodhemi. Kushdo që bllokon për arsye politike punet me interes jetik për qytetarin, nuk meriton votën tonë.