E Diel, 1 Nëntor 2026

Çani çmend Piaçencën, dy gola në debutim

(ALBANIA SPORT) -  Fitore surprizë 3-1 e Piacencës në “Rocco” ndaj Triestinës vendase, por heroi i takimit ishte sulmuesi shqiptar Edgar Çani, i cili vetëm 48 orë më parë u transferua si i huazuar nga Palermo te ekipi tij i ri. Paskuato shënoi i pari për Triestinën në por Edgar Çani barazoi me kokë, për të shënuar më pas golin e avantazhit 2-1. Moskardeli shënoi golin e sigurisë për Piancencë, atë 3-1. Sulmuesi shqiptar duke folur për mediat italiane pas ndehsjes tha: “Ishte një debutim i madh. Ia deikoj dopjetën familjes sime , që më mbështet gjithmonë e më ri afër në përiudhat jo të lehta që pashë te Padova. Në pjesën e parë vuajtëm jo pak, sidomos në krahun e majtë, por më pas u treguam të zotë për t’i bllokuar në këtë zonë të fushës e më pas u riçuam në mënyrë të madhe. Goli im i parë? Ndoshta mund të thonë se isha në pozicion jashtë loje, por kush pashë topin të hynte në rrjetë nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të ekzaltohesha”.
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 31 Janar 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›