E Premte, 7 Gusht 2026
460 artikuj · faqja 8 nga 16 · kalendari
-
7Gus2026
Zjarret aktive në Dajt, Kavajë dhe Mallakastër, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Vijojnë operacionet për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit, ndërsa në disa qarqe situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për zonat e…
-
7Gus2026
Gonxhja: Shqipëria vijon trendin rritës në turizëm, mbi 1,95 milionë të huaj në korrik 2026
TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se gjatë muajit korrik Shqipëria u vizitua nga 1.955.099 vizitorë të huaj, kundrejt 1.825.490…
-
7Gus2026
“Plazh i lirë”, sekuestrohen 101 çadra dhe 202 shezlongë në Spille, procedohen dy persona
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit njofton se vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike…
-
7Gus2026
Java Botërore e ushqyerjes me gji, Hysa: Ushqimi ideal për çdo bebe
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Ushqyerja me gji mbetet mënyra më e mirë për të siguruar një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm të foshnjës, ndërsa përfitimet e saj janë të rëndësishme si për beben, ashtu…
-
7Gus2026
Salla: Mbështetje më e madhe për fermerët e bimëve mjekësore nga programi “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Bimët aromatike dhe mjekësore vijojnë të jenë ndër sektorët me kontributin më të lartë në prodhimin dhe eksportin e produkteve bujqësore shqiptare. Për të nxitur më tej…
-
7Gus2026
FOKUS – Madridi: Roma të heqë kontrollet kufitare, përndryshe do të marrim masa proporcionale reagimi
ROMË, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Qeveria spanjolle po i kërkon Italisë të heqë kontrollet kufitare të rivendosura më 1 gusht, pas krizës së migrantëve në Ceuta, deri të dielën, më 9 gusht, dhe…
-
7Gus2026
Operacioni “Halfway”, arrestohen dy persona që transportonin 15 emigrantë drejt Malit të Zi
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vende të Afrikës, të cilët synonin të kalonin në mënyrë të…
-
7Gus2026
Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren që kufizon gazetarët, drejtësia nuk mund të bunkerizohet
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke e cilësuar atë kufizuese për…
-
7Gus2026
Emigranti i kthyer në Çermë të Divjakës zbulon potencialin në kultivimin e duhanit
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Çerma e Divjakës, një nga zonat më të njohura të vendit për prodhimin e perimeve të freskëta, po zgjeron hartën e kulturave bujqësore edhe me duhanin, një kulturë që po dëshmon…
-
7Gus2026
UASHINGTON – Marrëveshje e përkohshme për kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit
UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Një marrëveshje e përkohshme mes Iranit dhe Omanit pritet të mundësojë kalimin e lirë të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pa tarifa, leje apo pengesa, bëri të ditur…
-
7Gus2026
Kadastra: Regjistrimi i trashëgimisë pa kamatëvonesë brenda 30 ditëve nga çelja e dëshmisë
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Qytetarët që kanë një dëshmi trashëgimie dhe duan ta regjistrojnë atë pranë Kadastrës Shqiptare mund të përfitojnë nga lehtësimi i shmangies së kamatëvonesës, nëse aplikojnë…
-
7Gus2026
Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, kufizime për shoferët e rinj dhe gjoba më të larta
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Prej ditës së sotme kanë nisur të zbatohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj shkelësve, me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e…
-
7Gus2026
Koçiu: Bajpasi i Tiranës, investim strategjik për infrastrukturë moderne
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vlerësoi sot bajpasin e Tiranës si investim strategjik që i përgjigjet zhvillimit të kryeqytetit dhe nevojës për një infrastrukturë moderne e…
-
7Gus2026
SHBA – Një gjykatë urdhëron Meta-n të paguajë 567 milionë dollarë për dëme ndaj të rinjve
NJU MEKSIKO, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Një gjykatë në shtetin amerikan të Nju Meksikos ka urdhëruar kompaninë Meta, e cila ka në pronësi “Facebook” dhe “Instagram”, të paguajë 567 milionë dollarë për të…
-
7Gus2026
SafeJournalists kërkon rishikimin e rregullave për aksesin e medias në GJKKO
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Rrjeti SafeJournalists shprehu shqetësim për disa dispozita të Rregullores së re të Brendshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e…
-
7Gus2026
58% e kredisë për ekonominë në lek, rritet edhe pesha e depozitave në monedhën vendase
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Kredia dhe depozitat në monedhën vendase vijuan të zgjerojnë peshën e tyre në sistemin bankar gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritjen e përdorimit të lekut në financimin e…
-
7Gus2026
“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Njohje me praktikat më të mira
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Në kuadër të partneritetit me FINCANTIERI, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi zhvilloi një vizitë në divizionin e Anijeve Detare të kompanisë në Muggiano (Itali). Kjo është një…
-
7Gus2026
AUSTRI – Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe bllokojnë rrugë
VJENË, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Reshjet e dendura dhe stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në zonat malore të Austrisë perëndimore, duke bllokuar rrugë dhe lënë disa alpinistë të…
-
7Gus2026
SHBA – Senati voton për masa ndaj Anthony Faucit për mosrespektim të Kongresit
UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/- Një komision i Senatit të SHBA-së ka votuar për ta shpallur imunologun e njohur amerikan Anthony Fauci përgjegjës për mosrespektim të Kongresit, pasi ai refuzoi t’u…
-
7Gus2026
Rritet me 127 miliardë lekë qarkullimi i bizneseve në gjashtëmujorin e parë
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Qarkullimi i bizneseve në sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare shënoi rritje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit ekonomik në…
-
7Gus2026
MM: 30 vatra zjarri në 24 orë, 8 vijojnë aktive
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në vend, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë…
-
7Gus2026
Turistët e huaj: Durrësi na surprizoi me mikpritjen, plazhet dhe çmimet e favorshme
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Turistë nga vende të ndryshme të botës që kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar pushimet verore vlerësojnë plazhin, mikpritjen, çmimet e favorshme dhe atmosferën relaksuese që…
-
7Gus2026
FSHF miraton pjesëmarrjen e Elite Youth Academy në kampionatet elitare U-16 dhe U-17
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar pjesëmarrjen e ekipeve të Elite Youth Academy në kampionatet Abissnet Superiore U-16 dhe U-17 për dy sezonet…
-
7Gus2026
“The Wanted”, ekstradohen në Shqipëri dy persona nga Kolumbia dhe Italia
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”, duke bërë të mundur ekstradimin në Shqipëri…
-
7Gus2026
Ekspozita “Fustanella” sjell në Berat simbolin e identitetit shqiptar
TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Mes artit dhe traditës, ekspozita “Fustanella”, e hapur në Muzeun Etnografik të Beratit, solli për publikun një nga simbolet më përfaqësuese të identitetit shqiptar. Përmes…
-
7Gus2026
FOKUS – Vendosja e tarifave të reja amerikane për panelet diellore dhe çipat irriton Kinën
UASHINGTON/PEKIN, 7 gusht /ATSH-DPA/- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar masa të reja tregtare që synojnë importet e polisilikonit, një material thelbësor për prodhimin e…
-
7Gus2026
“Logos Press”: Shqipëria shënon rritje rekord të kërkesës për akomodime turistike në Ballkan
TIRANË, 7 gusht /ATSH/- Kërkesa për qira afatshkurtra në Shqipëri po rritet më shpejt sesa oferta (numri i pronave të disponueshme për t’u dhënë me qira), gjë që ka çuar në rritjen e çmimeve, shkruan…
-
7Gus2026
SHBA – Trump firmos urdhra të rinj për të kufizuar shtetësinë automatike
UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump, firmosi dy urdhra të rinj ekzekutivë në një tjetër përpjekje për të kufizuar të drejtën e shtetësisë automatike për fëmijët që…
-
7Gus2026
Shkodrani: Kujdesi për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike ndaj ekspozimit në diell
TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Dermatologia në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Entela Shkodrani apelon për mbrojtje të vazhdueshme nga dielli, duke theksuar se këshillat e specialistëve nuk…
-
7Gus2026
Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit të Kosovës
PRISHTINË, 7 gusht/ATSH/ Sot skadon afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca konstituive e Legjislaturës XI, e cila u…





























