E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çasti për të votuar një djalë energjik dhe njohës të mirë të Tiranës”

08-04-2011 / Gazeta 55

PDIU prezanton kandidatin në Njësinë Bashkiake nr. 7 në Tiranë, Krenar Alimehmeti

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet prezantoi dje kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për njësinë nr. 7, Krenar Alimehmeti.
Gjatë prezantimit, Krenar Alimehmeti, që është vjen nga një familje e vjetër tiranse, deklaroi se do të shërbejë qytetarët dhe do të përballet me problemet që si tirans has çdo ditë.
“Si djalë Tirane ndeshem përditë me problematikën e këtij qyteti dhe kam gjithë dëshirën që së bashku me Ju ne të fillojmë të vulosim një qeverisje të decentralizuar më të mirë, një vendimmarrje më transparente dhe të ofrojmë një jetë më të mirë qytetarëve të njësisë sonë. Unë nuk do ndalem përpara statistikave pozitive e as para treguesve të tjerë në letër por do të ndjek si personalisht po ashtu edhe me stafin tim punën në terren për të përmirësuar me maksimumin e përpjekjeve tona, jetën e çdo kujt, ambientin që na rrethon dhe ta bëjmë këtë zonë një nga zonat me të mira të jetueshmit në Tiranë. Kështu do ti japim vlerë pronave dhe biznese tona dhe do të lehtësojmë një qasje me të mirë ekonomike në të gjithë këtë zonë. Në stafin tonë do ofrojmë fytyra të reja, njerëz të rinj, teknokratë, njerëz të pa kompromis në vlera njerëzore, politike dhe kombëtare”, u shpreh kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Krenar Alimehmeti. Nga ana e tij, kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi deklaroi se Krenar Alimehmeti është kandidati më i mirë për njësinë bashkiake numër 7 dhe shprehu bindjen për një fitore të thellë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›