E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vihen nën kontroll flakët në Librazhd

Një tjetër vatër zjarri është regjistruar gjatë këtyre ditëve të nxehta në zonën e Librazhdit. Rreth mesditës zjarrfikësit janë njoftuar se në fshatin Floq në një kodër me pisha ka rënë zjarr dhe menjëherë mjetet janë nisur drejt kësaj zone por për shkak të terrenit të vështirë ato janë nisur në këmbë dhe sëbashku me banorët kanë arritur të mos lejojnë shpërndarjen e flakëve dhe brenda dy orëve gjithçka është vënë nën kontroll. Mësohet se sipërfaqja e djegur është disa dynym pisha. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Policia ka marrë në pyetje banorët e zonës për të zbuluar shkaqet dhe origjinën e zjarrit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›