çeku: PSD nuk do të ndjekë shembullin e ORA-s
Lideri i PSD-së, Agim çeku, ka hedhur poshtë spekulimet e kohëve të fundit në media për kalimin e mundshëm të tij në ndonjë parti tjetër apo bashkimin ose shkrirjen e PSD-së në ndonjë parti tjetër.
"Dua ta bëj të qartë se as unë as PSD-ja nuk do të bashkohemi dhe as do të shkrihemi në ndonjë parti tjetër. Nëse unë do të isha i interesuar vetëm për akomodimin tim apo për të pasur një post qeveritar unë kam mundur edhe me herët t'i bashkëngjitesha ndonjë partie politike dhe të zgjidhja rrugën më të lehtë", ka thënë të premten çeku në një konferencë për mediat.
Kreu i PSD-së ka folur edhe për sfidat që do të ballafaqohet partia që ai drejton në të ardhmen, duke shprehur bindjen e tij se kjo parti po bën një punë shumë të mirë për vendin.