E Shtunë, 31 Tetor 2026

çelet ekspozita e piktorit beratas Arben Golemi

Piktori dhe arkitetkti i famshëm beratas Arben Golemi ka shfaqur sot ekspozitën e pikturës me titull : "I love you". Pikturat janë prezantuar për publikun në galerinë e artit "Kledio", përballë ish -ekspozitës "Shqipëria Sot", dhe trajtojnë më tepër qytetin e Beratit, që është dhe vendlindja e piktorit. Sipas autorit Golemi, këto janë një cikël pikturash që kanë si synim risjelljen e historisë, traditës dhe vlerave të mirëfillta të karakterit të pikturës në qendër të vëmendjes.
Në këtë ekspozitë prezantohen 28 piktura, të cilat janë krijime të dy viteve të fundit të autorit, dhe janë piktura të ndërtuara me vaj kanavacë, dhe transmetojnë më tepër vjeshtën dhe pranverën, në qytetin e Beratit.
Arben Golemi në këto piktura ka përcjellë më tepër një lloj stili realist, dhe të drejtpërdrejtë, duke qënë më afër publikut. Kjo është ekspozita e katërt në pak vite e piktorit Golemi. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dashamirësit e artit deri në datën 17 prill.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›