E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disfatë 4-1 me Fulham, eliminohet Juventus

LONDER-Juventusi i ka dhënë lamtumirën Europa League pas disfatës 4-1 të pësuar mbrëmë ndaj Fulhamit në Londër. Bardhezinjtë vinin në këtë sfidë pas fitores 3-1 të arritur në Torino, por kanë dështuar totalisht. Pas vetëm 2 minutash Juve shënoi me Trezege, por Bobi Zamora barazoi në minutën e 9-të. Kanavaro doli me të kuqe në minutën e 26-të, ndërsa Zoltan Gera shënoi golin e avantazhit në minutën e 39-të. Slloveni shënoi një tjetër gol në fillimin e pjesës së dytë me penallti, ndërsa Dempsi mbylli llogaritë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›