E Shtunë, 31 Tetor 2026

çmimet Oscar, triumfon Bigelou dhe "The Hurt Locker"

Filmi për luftën në Irak “The Hurt Locker”, triumfoi në këtë ceremoni duke fituar gjashtë çmime të mëdha; filmi më i mirë i vitit, regjia më e mirë, montazhi me i mire, tingulli me i mire, skenografia me e mire origjinale dhe montazhi me i mire zanor.

Ndërsa “Avatar” fitoi tre çmime; skenografia me e mire, monografia me e mire dhe efektet me të mira speciale.
Sfidën mes ish – bashkëshortëve James Cameron dhe Kathryn Bigelou, e fitoi kjo e fundit edhe pse James Cameron vinte si favorit në këtë mbrëmje.

Me këtë fitore regjisorja Ketrin Bigelou, u bë femra e parë në historinë 82 vjeçare të këtij manifestimi, që e mori çmimin Oskar si regjisorja më e mirë.

"The Hurt Locker" rrëfen historinë e një grupi specialistesh për çaktivizimin e minave ne Irak. Ne sekuencat e filmit rrëfehen me detaje momentet kulminante gjatë çmontimit te bombave.

Garën për aktorët më të mirë e fituan Jeff Bridges si aktori më i mirë mashkull me filmin "Crazy Heart" dhe Sandra Bullock si aktorja më e mirë femër me filmin "The Blind Side", Aktori më i mirë jo protagonist u shpall Cristoph Waltz me filmin “Bastarde pa lavdi”, ndërsa aktorja më e mirë jo protagoniste u shpall Mo'Nique me filmin "Precious".

Filmi me i mire; The Hurt Locker

Regjia me e mire; Kathryn Bigelou (The Hurt Locker)

Aktori me i mire; Jeff Bridges (Crazy Heart)

Aktorja me e mire; Sandra Bullock (The Blind Side)

Aktori me i mire jo protagonist; Christoph Waltz (Inglorious Basterds)

Aktorja me i mire jo protagoniste; Mo'nique (Precious)

Filmi me i mire i huaj; El Secreto de Sus Ojos (Argjentina)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›