“Ethet e gushtit” përfshijnë merkaton e Kategorisë Superiore
Dash Frashëri
Kur kanë mbetur vetëm një javë nga fillimi i Kampionatit të 71-të Kombëtar i futbollit edhe 15 ditë nga mbyllja zyrtare e merkatos verore, 12 skuadrat e Superligës janë përfshirë të gjitha së bashku në 80 lëvizje lojtarësh, kryesisht të ardhur nga njëri klub te tjetri. Një vështrim statistikor i detajuar jep edhe një panoramë të plotë të merkatos verore shqiptare, ku nuk ekzistojnë “shifrat” e blerjeve, ashtu siç rëndom ndodh në kampionatet e huaja.
MË AKTIVËT – Apolonia me 12 blerje (tre prej tyre serbë: Kenan Ragipoviç, Pedrag Iliç dhe Boshkov Miliankoviç) është dhe më aktivja në merkato. Skuadra e drejtuar nga serbo-boshnjaku Esad Karishik synon më shumë se mbijetesën në sezonin e ri. Pas fierakëve, skuadra e dytë për numri i rekrutimeve është Shkumbini (10 lojtarë), teksa podiumin e tre më të “mirave” e plotëson Besa e Kavajës (9 lojtarë). Gramozi (8), Dinamo (7), Kastrioti (7) kompletojnë serinë e tretë të skuadrave me më shumë “fytyra të reja” në ekip. Flamurtari (5), Kastrioti (5), Tirana (4) e Skënderbeu (3) janë më të “varfrat” në treg.
IKJE MASIVE – Partizani dhe Elbasani, dy skuadra që kanë fituar 17 kampionate së bashku në kategorinë maksimale të futbollit shqiptar (Partizani, 15; Elbasani, 2), do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Të dyja kanë shfaqur probleme financiare dhe natyrshëm që kanë pasur edhe rrjedhje. Nga Partizani janë larguar shtatë lojtarë: Orges Shehi, Marius Ngjela, Dritan Babamusta, Viktor Gjyla, Renato Malota, Arbër Capa dhe Gentian Gjondeda, ndërkohë që edhe nga Elbasani janë larguar më shumë se gjysma e titullarëve (Endri Vrapi, Rrahman Hallaçi, Erbim Fagu , Julian Gërço, Elandro Pema, Oriand Abazaj dhe Jozef Thana).
KAMPIONË TË LARGUAR – Edhe pse e mbyllën sezonin kaluar si kampionë, nga Tirana janë larguar katër lojtarë dhe kanë ardhur po kaq. Ansi Agolli është larguar në Ukrainë, Daniel Xhafaj nënshkroi për Besën, Erald Deliallisi për Teutën, ndërkohë që kroati Toni Pezo është ende pa ekip. Blerjet e reja të 24-herë kampionëve janë Enco Malindi (nga Spartak Varna, Bullgari), Ditmar Bici (nga Belasica Petrich, Bullgari), Arber Abilaliaj (nga Besa) dhe francezi Laurent Mohelebi (i rikthyer pas një sezoni mungesë).
TË HUAJT- Janë 17 lojtarë të huaj që do të veshin fanellat e skuadrave shqiptare, 6 prej tyre janë nga Kosova. Këta u shtohen futbollistëve disa duzinave të tjera që luajtën sezonin e kaluar në Shqipëri. Nga sportistët joshqiptarë mbizotëron “klani serb” me katër të tillë, ku vetëm Apolonia “posedon” tre: Kenan Ragipoviç, Pedrag Iliç dhe Boshkov Miliankoviç. Edhe Dinamo ka psonisur në “dhe të huaj”: dy argjentinasit Lukas Malarkane dhe Rafael Soza, si dhe serbin Marko Putinçanin. Vllaznia ka ngjyra “malazeze”, pasi skuadra shkodrane ka rekrutuar Mrvaljeviçin dhe Rajoviçin. Në listë e largimit nga nënkampionët e Shqipërisë janë portieri afrikan Tangara dhe senegalezi Tiam.
LEGJIONARËT - Gjithsesi, midis emrave të merkatos janë dhe pesë legjionarë shqiptarë, të cilët sezonin e kaluar kanë luajtur në kampionatet e huaja dhe tashmë janë rikthyer në Shqipërri. Tek Besa është Renato Arapi (Silkeborg, Danimarke); tek Gramozi, është Klodian Semina (Belasica Petrich, Bullgari); tek Tirana, janë Enco Malindi (Spartak Varna, Bullgari) dhe Ditmar Bici (Belasica Petrich, Bullgari) e tek Laçi është Ervis Kraja (Metalurg Zakarpatje, Ukrainë)
Merkato në Kategorinë Superiore
APOLONIA
Trajner Esad Karishik (i konfirmuar)
Kenan Ragipoviç (Serbi)
Pedrag Iliç (Serbi)
Boshkov Miliankoviç (Serbi)
Sokol Çela (Naftëtari)
Julian Gërço (Elbasani)
Andi Ribaj (Vlora)
Çarls (Albpetrol)
Orges Serjani (Vlora)
Gazmend Çlirimi (Albpetrol)
Elton Grami (Shkumbini)
Arbër Capa (Partizani)
Sulejman Hoxha (Dinamo)
Gjithsej: 12 lojtarë të ardhur, 3 të huaj
SHKUMBINI
Trajner Gugash Magani (i konfirmuar)
Endri Bakiu (Bylis)
Hetlem Capja (Dinamo)
Ibrahim Bejtja (Lushnja)
Viktor Gjyla (Partizani)
Sasho Gjorevski (Maqedoni)
Ilir Caushaj (Flamurtari)
Erlind Koreshi (Lushnja)
Isidor Sekseri (Lushnja)
Ardi Sekseri (Laçi)
Erion Xhafa (Lushnja)
Gjithsej: 10 lojtarë të ardhur, 1 i huaj
BESA
Trajner Shpëtim Duro (i ri)
Dritan Babamusta (Partizani)
Daniel Xhafaj (Tirana)
Artion Poçi (Dinamo)
Endri Vrapi (Elbasani)
Orges Shehi (Partizani)
Erbim Fagu (Elbasani)
Alban Dragusha (Kosove)
Renato Arapi (Danimarke)
Paulin Dhembi (Vllaznia)
Gjithsej: 9 lojtarë të ardhur, 3 të huaj
GRAMOZI
Trajner Ilir Qirjako (i konfirmuar)
Shpëtim Babaj (Kosovë)
Genci Hyseni (Kosovë)
Liridon Kukaj (Kosovë)
Klodian Semina (Bullgari)
Arlind Rustemi (Flamurtari)
Armando Sadiku (Turbina)
Irakli Toçi (Luftëtari)
Elton Hazizi (Albpetrol)
Gjithsej: 8 lojtarë të ardhur, 3 të huaj
DINAMO
Trajner Shkëlqim Muça (i konfirmuar)
Gentian Muça (Bylis)
Renato Malota (Partizani)
Bekim Kuli (Besa)
Gerhard Progni (Besa)
Erion Xhafa (Besa)
Lukas Malarkane (Argjentinë)
Rafael Soza (Argjentinë)
Marko Putinçanin (Serbi)
Gjithsej: 7 lojtarë të ardhur, 3 të huaj
KASTRIOTI
Trajner Ramadan Ndreu (i konfirmuar)
Elandro Pema (Elbasani)
Oriand Abazaj (Elbasani)
Erald Turdiu (Shkumbini)
Fejzo Shenaj (Shkumbini)
Ylli Shameti (Shkumbini)
Robert Grizha (Besa)
Jasemin Rraboshta (Vllaznia)
Gjithsej: 7 lojtarë të ardhur
VLLAZNIA
Trajner Hasan Lika (i ri)
Rrahman Hallaçi (Elbasani)
Enkel Alikaj (Teuta)
Mrvaljeviç (Mali i Zi)
Bllazhe Rajoviç (Mali i Zi)
Fetim Kasapi (Kosovë)
Gjithsej: 5 lojtarë të ardhur, 3 të huaj
FLAMURTARI
Trajner Eqerem Memushi (i konfirmuar)
Odise Roshi (Apolonia)
Marius Ngjela (Partizani)
Amarildo Belisha (Vllaznia)
Marko Bashiç (Vllaznia)
Flavio (Kroaci)
Gjithsej: 5 lojtarë të ardhur, 1 i huaj
LAÇI
Trajner Edi Martini (i konfirmuar)
Arlind Nora (Shkumbini)
Ervin Llani (Shkumbini)
Julian Brahja (Dinamo)
Arsid Tafili (Tërbuni)
Ervis Kraja (Metalurg Zak.)
Gjithsej: 5 lojtarë të ardhur
TIRANA
Trajner Ilija Lonçareviç (i ri)
Enco Malindi (Spartak Varna)
Ditmar Bici (Belasica Petrich)
Arber Abilaliaj (Besa)
Laurent Mohelebi (Francë)
Gjithsej: 4 lojtarë të ardhur, 1 i huaj
TEUTA
Trajner Mirel Josa (i ri)
Bledar Hodo (Bylis)
Erald Deliallisi (Tirana)
Jozef Thana (Elbasani)
Berat Hyseni (Kosovë)
Gjithsej: 4 lojtarë të ardhur, 1 i huaj
SKËNDERBEU
Trajner Gerti Haxhiu (i ri)
Gentian Gjondeda (Partizani)
Aldo Guna (Flamurtari)
Ledio Liçaj (Flamurtari)
Gjithsej: 3 lojtarë të ardhur
17 Gusht 2009