Rafa Benitez kritik ndaj mbrojtjes së Liverpulit
Liverpul - Rafael Benitez është shumë i zhgënjyer nga reparti i mbrojtjes së Liverpulit në përballjen e mbrëmshme me Çelsin, të cilën e humbi 1-3. Trajneri spanjoll pranon se skuadra e tij nuk arriti të kontrollonte ndeshjen, megjithëse arriti të kalonte e para në avantazh me anë të Fernando Torresit.
“Megjithëse shënuam të parët, kurrë nuk ishim në kontroll të lojës. Pësuam një barazim që nuk duhej të ndodhte. Nuk ishte për shkak të mbulimit, por sepse lojtarët bënë gabime duke i lejuar kundërshtarëve shumë hapësira dhe kohë. Për golin e parë të tyre ishin tre lojtarë afër shënuesit dhe nuk arritën ta ndalojnë. Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në golin e dytë. Ne kemi bërë gabime në momentet më vendimtare”, deklaron trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez.
Benitez nuk i ka humbur akoma shpresat për kualifikimin në çerekfinale, megjithëse skuadra e tij humbi 1-3 në fushën e vet. “Kemi një ndeshje kthimi shumë të vështirë, pasi duhet të shënojmë tre herë. Por, duhet të besojmë se mund t’ia dalim. Kemi shënuar katër gola në Mançester, prandaj jemi të vetëdijshëm se kemi potencialet e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë”, ka shtuar më tej Benitez.