E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeh, "xheloz" për rekordin e Van der Sar

Portieri i Çelsit, Petr Çeh
është bërë "xheloz" për
kolegun e tij të Mançester
Junajted, Eduin van der Sar, i
cili ka thyer rekordin e
ndeshjeve pa pësuar gol.
"Gardiani" çek e vendosi këtë
primat në edicionin 2004/
‘05, por tashmë holandezi
regjistron 1104 minuta me
rrjetë të paprekur. "Në këtë
fazë të sezonit po pësojmë
shumë gola, ndryshe nga
ndeshjet e para. Kur nuk lejon
kundërshtarët të
shënojnë për një kohë të
gjatë, fiton siguri dhe e di se
me një gol të shënuar mund
të marrësh tri pikët", tha Çeh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›