Partizani kërkon vazhdimësinë
Vetëm pak ditë pas derbit spe
ktakolar Dinamo-Tirana, sot
në "Qemal Stafa" luhet një
tjetër ndeshje emocionuese. Partizani
pret kushërinjtë-rivalë të Dinamos,
në një sfidë ku do të kërkojë
vazhdimësinë pas fitores në fushën
e Bylisit. Trajneri Shpëtim Duro
pritet të mos bëjë asnjë ndryshim
nga formacioni që mori tri pikët
gjatë fundjavës së kaluar, ndërkohë
që në dispozicion të skuadrës do
të jetë edhe Viktor Gjyla, i cili është
rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Mesfushori pritet ta nisë ndeshjen
nga stoli. Objektivi kryesor i të kuqve
është fitorja dhe këtë e konfirmon
kapiteni Orges Shehi. "Arritëm
tri pikë shumë të rëndësishme në
Ballsh, por atë ndeshje e kemi harruar
dhe tashmë jemi të përqendruar
te derbi me Dinamon", deklaroi
"gardiani". "Do t‘i marrim
ndeshjet një nga një, për të arritur
objektivin që është largimi nga
zona e ftohtë. Hakmarrje? Nuk e
mendoj sfidën e nesërme (sotme)
si hakmarrje për ndeshjen e fundit
të sezonit të kaluar ku humbëm titullin.
Kërkoj fitoren, por vetëm
sepse Partizani ka nevojë për këto
pikë". Në kampin blu, trajneri Zlatko
Daliç duhet të zgjidhë enigmat
në formacion, ku duhet të bëjë pa
disa lojtarë kryesorë. Portieri Kotorri,
Poçi, Brahja e Nikoliç do të mungojë
për arsye kartonësh, ndërkohë
që kapiteni Pisha rikthehet pas
pezullimit. Tekniku kroat e cilëson
derbin si një takim të vështirë, por
edhe si mënyrën për t‘iu afruar
përsëri kryesuesve. "Derbi me Partizanin
është një sfidë mjaft e vështirë,
pavarësisht faktit se ata janë
në luftë për mbijetesë. Do të
kërkojmë fitoren dhe të afrohemi
sërish me kryesueset", deklaroi
Daliç. "U kërkojmë falje tifozëve
për humbjen me Tiranën. Problemi
në atë takim lidhet me fazën
përgatitore, pasi 5-6 lojtarë iu shtuan
skuadrës në ditët e fundit. Në
formacion kishim tre lojtarë të sapoardhur".
Një tjetër sfidë mjaft
interesante është ajo në "Loro
Boriçi" ku Vllaznia pret Besën. Kuqeblutë
nuk fitojnë në dy ndeshjet
e fundit dhe një tjetër rezultat që
nuk sjell tri pikët mund të jetë fatal
për teknikun Agim Canaj. Ndërkohë,
Tirana luan të enjten kundër
Shkumbinit.
ktakolar Dinamo-Tirana, sot
në "Qemal Stafa" luhet një
tjetër ndeshje emocionuese. Partizani
pret kushërinjtë-rivalë të Dinamos,
në një sfidë ku do të kërkojë
vazhdimësinë pas fitores në fushën
e Bylisit. Trajneri Shpëtim Duro
pritet të mos bëjë asnjë ndryshim
nga formacioni që mori tri pikët
gjatë fundjavës së kaluar, ndërkohë
që në dispozicion të skuadrës do
të jetë edhe Viktor Gjyla, i cili është
rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.
Mesfushori pritet ta nisë ndeshjen
nga stoli. Objektivi kryesor i të kuqve
është fitorja dhe këtë e konfirmon
kapiteni Orges Shehi. "Arritëm
tri pikë shumë të rëndësishme në
Ballsh, por atë ndeshje e kemi harruar
dhe tashmë jemi të përqendruar
te derbi me Dinamon", deklaroi
"gardiani". "Do t‘i marrim
ndeshjet një nga një, për të arritur
objektivin që është largimi nga
zona e ftohtë. Hakmarrje? Nuk e
mendoj sfidën e nesërme (sotme)
si hakmarrje për ndeshjen e fundit
të sezonit të kaluar ku humbëm titullin.
Kërkoj fitoren, por vetëm
sepse Partizani ka nevojë për këto
pikë". Në kampin blu, trajneri Zlatko
Daliç duhet të zgjidhë enigmat
në formacion, ku duhet të bëjë pa
disa lojtarë kryesorë. Portieri Kotorri,
Poçi, Brahja e Nikoliç do të mungojë
për arsye kartonësh, ndërkohë
që kapiteni Pisha rikthehet pas
pezullimit. Tekniku kroat e cilëson
derbin si një takim të vështirë, por
edhe si mënyrën për t‘iu afruar
përsëri kryesuesve. "Derbi me Partizanin
është një sfidë mjaft e vështirë,
pavarësisht faktit se ata janë
në luftë për mbijetesë. Do të
kërkojmë fitoren dhe të afrohemi
sërish me kryesueset", deklaroi
Daliç. "U kërkojmë falje tifozëve
për humbjen me Tiranën. Problemi
në atë takim lidhet me fazën
përgatitore, pasi 5-6 lojtarë iu shtuan
skuadrës në ditët e fundit. Në
formacion kishim tre lojtarë të sapoardhur".
Një tjetër sfidë mjaft
interesante është ajo në "Loro
Boriçi" ku Vllaznia pret Besën. Kuqeblutë
nuk fitojnë në dy ndeshjet
e fundit dhe një tjetër rezultat që
nuk sjell tri pikët mund të jetë fatal
për teknikun Agim Canaj. Ndërkohë,
Tirana luan të enjten kundër
Shkumbinit.