E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani, gati 15 milionë euro për Bekham

Adriano Galiani ka bërë tash
më një ofertë për të mbajtur
Devid Bekham. Administratori
i deleguar i Milan po tenton me
çdo mënyrë për të kërkuar zgjatjen
e aventurës "italiane" të tij.
IMPONIMI -I ardhur si një "figurant",
Bekham i ka çuditur pak
nga pak të gjithë. Paraqitjet gjithnjë
e më bindëse të mesfushorit
anglez, ua kanë mbushur mendjen
drejtuesve të Milanit të bëjnë
gjithçka për ta mbajtur në skuadër.
Aventura e tij italiane duhet të përfundojë
më 9 mars, por përshtatja
e shpejtë e anglezit me skemat
e Ançelotit, të fton të arsyetosh
për mundësinë e mbajtjes së
Bekhamit përtej marrëveshjes së
arritur në nëntor. Tashmë ai është
shndërruar në një lojtar i
pazëvendësueshëm i manovrës
kuqezi, pasi ka sjellë lojë lineare,
të munguar prej kohës në këtë
skuadër. Me të në skuadër, të
preferuar para Ronaldinjos, Milan
nuk ka humbur kurrë dhe në 4
ndeshjet e fundit ka shënuar 9 gola,
duke pësuar vetëm 2.
DËSHIRA - Devid erdhi në Milano
i bindur se do të argëtohej për
dy muaj dhe tashmë, që golat e
shënuar në Bolonja dhe në Xhenoa
e kanë rinuar me 15 vite, do të
dëshironte të vazhdonte të argëtohej
deri në infinit. Të gjithë në Milanelo
e dinë dëshirën e tij për të
qëndruar, ua ka rrëfyer shokëve,
Ançelotit e Galianit, por edhe pronarëve
amerikanë të kartonit të
tij. "jam i lumtur dhe po argëtohem",
ka thënë ai. Njeriu që ka në
dorë fatin e tij është Filip Anshutz,
numri një i shoqërisë "AeG". Të
tjerët, Brus Arena, e Tim Leiueke
nuk vlejnë hiç. Bekham e ka bërë
hapin deciziv në këto orë, duke i
bërë një kërkesë zyrtare padronit të
Galaksit se dëshiron të qëndrojë te
Milani. "Nuk është një çështje
parash, por vetëm për futboll të
vërtetë", i shpjegon miliarderit Anshutz.
Në favor të Bekhamit është
një klauzolë. Në kontratën e vlefshme
deri në 2011 me amerikanët,
në fakt ekziston mundësia e
prishjes së njëanshme të kontratës
brenda tetorit të 2009 (që i bie pas
9 muajsh), me kosto zero.
OFERTA - Sikurse ka bërë të
ditur "The Sun", Milani ka prezantuar
një ofertë prej 15 milionë eurosh
te Los Anxhelos Galaksi. Tratativa
mes kuqezinjve dhe Galaksit,
shkruan tabloidi britanik,
ka nisur prej javësh. Edhe
Bekham është në dijeni të situatës.
Mesfushori anglez duket se është i
gatshëm të pranojë një rrogë prej 5
milionë eurosh në sezon. Mbeten
për t‘u kuptuar vetëm synimet e
"Spice Boy", i cili, duke qëndruar në
Itali, do të duhet të hiqte dorë nga
shifra astronomike e 140 milionë
eurove falë rrogës te Galaksi, kontratave
të sponsorëve, plus bonuseve.
Bekham si Kaka? Sigurisht
ajo që shtyn nuk është zemra, por
dëshira për të pasur një vend në
kombëtaren e Anglisë....
AVOKATËT - Bekham dëshiron
shumë të qëndrojë, prandaj ka
nisur kundërsulmin: I ka bërë të ditur
Galaksit se për çfarë rreh zemra
e tij dhe u ka dhënë mandatin
avokatëve të tij për të hapur tratativat,
për të arritur mundësisht një
ndarje konsensuale. Devid po sulmon
të kaluarën e tij duke ëndërruar
golin më të rëndësishëm të
këtij dimri të çuditshëm të 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›