Rama firmos me Koblenc, Cani te Salernitana
Renaldo Rama është shqiptari i
radhës që do të militojë në kampionatin
gjerman. Mesfushori i
përfaqësueses Under-21 ka kaluar
me sukses provën te TuS
Koblenc dhe bindur trajnerin Uve
Rapolder për potencialin e tij. 19-
vjeçari, i cili militonte me moshat e
Olimpiakos Pireut, ka firmosur për
një vit e gjysmë me skuadrën ku
luajnë edhe shqiptarët Fatmir Vata
e Njazi Kuqi. "TuS ka siguruar shërbimet
e Renaldo Ramës", konfirmohej
në sajtin zyrtar të klubit të
Bundesligës II. "19-vjeçari nga
Shqipëria ka firmosur kontratë
deri në qershor të vitit 2010 dhe do
të mbajë fanellën me numër 16".
Rreth Ramës, tekniku Rapolder
deklaroi: "Nuk mendoj ende se
djaloshi është i gatshëm për një
vend si titullar. Ai është një lojtar i
së ardhmes dhe na kushtoi vetëm
800 euro. Gjithsesi, mund të konfirmoj
se kur ka topin ai bën gjëra
të jashtëzakonshme. Duhet ta orientojmë
në mënyrën e duhur dhe
të tregohemi të duruar me Renaldon".
Kuqeziu zhvilloi edhe një
provë disaditore te Hanover, pas
rekomandimeve të Altin Lalës.
Ndërkohë, një tjetër lojtar i ekipit
Shpresa ka ndryshuar skuadër.
Bëhet fjalë për sulmuesin Edgar
Cani. Pas përfundimit të huazimit
tek Askoli, Palermo, klubi që
zotëron kartonin e 19-vjeçarit, e ka
transferuar te Salernitana. Në këtë
mënyrë, Cani do të ketë mundësi
që të marrë eksperiencë në Serinë
B, përpara se të rikthehet te sicilianët
në qershor 2009.
radhës që do të militojë në kampionatin
gjerman. Mesfushori i
përfaqësueses Under-21 ka kaluar
me sukses provën te TuS
Koblenc dhe bindur trajnerin Uve
Rapolder për potencialin e tij. 19-
vjeçari, i cili militonte me moshat e
Olimpiakos Pireut, ka firmosur për
një vit e gjysmë me skuadrën ku
luajnë edhe shqiptarët Fatmir Vata
e Njazi Kuqi. "TuS ka siguruar shërbimet
e Renaldo Ramës", konfirmohej
në sajtin zyrtar të klubit të
Bundesligës II. "19-vjeçari nga
Shqipëria ka firmosur kontratë
deri në qershor të vitit 2010 dhe do
të mbajë fanellën me numër 16".
Rreth Ramës, tekniku Rapolder
deklaroi: "Nuk mendoj ende se
djaloshi është i gatshëm për një
vend si titullar. Ai është një lojtar i
së ardhmes dhe na kushtoi vetëm
800 euro. Gjithsesi, mund të konfirmoj
se kur ka topin ai bën gjëra
të jashtëzakonshme. Duhet ta orientojmë
në mënyrën e duhur dhe
të tregohemi të duruar me Renaldon".
Kuqeziu zhvilloi edhe një
provë disaditore te Hanover, pas
rekomandimeve të Altin Lalës.
Ndërkohë, një tjetër lojtar i ekipit
Shpresa ka ndryshuar skuadër.
Bëhet fjalë për sulmuesin Edgar
Cani. Pas përfundimit të huazimit
tek Askoli, Palermo, klubi që
zotëron kartonin e 19-vjeçarit, e ka
transferuar te Salernitana. Në këtë
mënyrë, Cani do të ketë mundësi
që të marrë eksperiencë në Serinë
B, përpara se të rikthehet te sicilianët
në qershor 2009.