Mançester Siti "grepat" nga Ronaldinjo?
Milani ngjitet në vendin e dytë në kam
pionat, megjithatë, ambienti kuqezi nuk
është i qetë. Shkak është bërë Ronaldinjo, që pasi
është afruar me shumë bujë gjatë
verës, duket se nuk preferohet nga
trajneri Karlo Ançeloti. Edhe pse e filloi
sezonin në mënyrën më të mirë të
mundshme, prezenca e brazilianit krijon
probleme: aq sa menjëherë pas
rifillimit të sezonit, Ronaldinjo i ka
nisur ndeshjet nga stoli në katër raste.
Drejtuesi i stolit këmbëngul se fantazisti
do t‘i shërbejë skuadrës për sfidat e ardhshme,
por aktivizimi me pikatore mund të ketë
prishur ekuilibrat. Fantazisti mund të ndihet i
nënvlerësuar te Milani dhe kjo situatë i kujton
muajt e fundit te Barcelona, ku qëndrimi i tepërt
në pankinë vulosi lamtumirën nga "blaugranat".
Tashmë skenari është i ndryshëm, por nëse do të
kuptojë se nuk ka hapësirë të kuqezinjtë, Ronaldinjo
mund të shohë përqark për ndonjë
alternativë tjetër. Vëmendja e tij
mund të tërhiqet nga "futbolli i ri", ai i
milionave të sheikut Mansur, që
kërkon ta shndërrojë Mançester Sitin
në një skuadër yjesh. Edhe pse humbën
garën me Milanin për brazilianin,
nuk përjashtohet mundësia që gjatë
merkatos së verës arabët nga
"Istlends" të rihedhin "grepat" për Dinjon. Nëse
oferta financiare është e lartë, lojtari mund të vendosë
që të largohet. Ai mund të bëhet futbollisti
kyç i Sitit, në ambiciet e këtyre të fundit për të
blerë lojtarët më të famshëm në botë.