Koboli Xhilji: Ranieri nuk rrezikon postin te Juventusi
Presidenti i Juventusit, Xhovani
Koboli Xhilji, konfirmoi besimin
për të gjithë ata që punojnë
në klub dhe përgënjeshtroi zërat që
flisnin se puna e Klaudio Ranierit
në krye të skuadrës është në rrezik.
Gjatë muajit janar, bardhezinjtë
kanë treguar një formë shumë të
dobët, duke u shkëputur disi nga
Interi kryesues. Ata nuk arrijnë të
fitojnë prej tri ndeshjesh në Serinë
A: duke grumbulluar vetëm 1 pikë.
E përditshmja italiane, "Il Giornale"
pretendonte se Ranieri do të largohej
nga drejtimi i ekipit nëse rezultatet
negative vazhdojnë, por Xhilji
mendon ndryshe. "Ranieri do të
vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit
edhe gjatë vitit të ardhshëm dhe
për këtë nuk ka asnjë dyshim", tha
drejtuesi i klubit për "Corriere Dello
Sport". "Ai ka kontratë edhe për
tri vitet e ardhshme dhe ne jemi
mësuar që t‘i respektojmë marrëveshjet
me trajnerët. Nuk shoh
ndonjë arsye përse Ranieri nuk
duhet të vazhdojë punën". Humbja
në shtëpi me Kaljarin ishte më e
vështira për t‘u kapërdirë dhe
shpresat për të luftuar për titullin
kampion u venitën. Gjithsesi, presidenti
beson se skuadra e ka potencialin
që të qëndrojë deri në fund
në garë. "E kam thënë dhe e
përsëris, shtoi ai, titullin nuk mund
ta fitojmë ne, por mund ta humbasë
dikush tjetër. Detyra jonë
kryesore është që të fitojmë ndeshjet.
Nuk jemi të shqetësuar për momentin
negativ, pasi edhe skuadrat
e tjera kanë bërë hapa falsë". Në
merkaton e dimrit, Juventusi nuk
arriti të përforconte merkaton. Një
prej emrave më të lakuar ishte dhe
Xhilji pranon se klubi ende po
punon për fantazistin brazilian të
Verder Bremenit. "Nuk mund të
them se Diego ishte objektivi ynë
kryesor, e njëkohësisht nuk mund
të them me siguri se ai do të bëhet
pjesë e skuadrës", tha njëshi i bardhezinjve.
"Do të presim dhe të shohim
se çfarë mund të ndodhë në
qershor, kur do t‘i shqyrtojmë më
seriozisht të gjitha alternativat". Një
tjetër lojtar i kërkuar nga Juventusi
është Marek Hamsik. Mesfushori
sllovak shihet si pasardhësi i denjë
i Pavel Nedved, por ai cilësohet i
pashitshëm nga Napoli. Megjithatë,
në Torino kanë një "as nën
mëngë" për të bindur drejtuesit në
"San Paolo": bëhet fjalë për sulmuesin
Vinçenco Iakuinta, që së
fundmi ka refuzuar një ofertë mjaft
fitimprurëse nga Zenit St. Petersburg.
Koboli Xhilji, konfirmoi besimin
për të gjithë ata që punojnë
në klub dhe përgënjeshtroi zërat që
flisnin se puna e Klaudio Ranierit
në krye të skuadrës është në rrezik.
Gjatë muajit janar, bardhezinjtë
kanë treguar një formë shumë të
dobët, duke u shkëputur disi nga
Interi kryesues. Ata nuk arrijnë të
fitojnë prej tri ndeshjesh në Serinë
A: duke grumbulluar vetëm 1 pikë.
E përditshmja italiane, "Il Giornale"
pretendonte se Ranieri do të largohej
nga drejtimi i ekipit nëse rezultatet
negative vazhdojnë, por Xhilji
mendon ndryshe. "Ranieri do të
vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit
edhe gjatë vitit të ardhshëm dhe
për këtë nuk ka asnjë dyshim", tha
drejtuesi i klubit për "Corriere Dello
Sport". "Ai ka kontratë edhe për
tri vitet e ardhshme dhe ne jemi
mësuar që t‘i respektojmë marrëveshjet
me trajnerët. Nuk shoh
ndonjë arsye përse Ranieri nuk
duhet të vazhdojë punën". Humbja
në shtëpi me Kaljarin ishte më e
vështira për t‘u kapërdirë dhe
shpresat për të luftuar për titullin
kampion u venitën. Gjithsesi, presidenti
beson se skuadra e ka potencialin
që të qëndrojë deri në fund
në garë. "E kam thënë dhe e
përsëris, shtoi ai, titullin nuk mund
ta fitojmë ne, por mund ta humbasë
dikush tjetër. Detyra jonë
kryesore është që të fitojmë ndeshjet.
Nuk jemi të shqetësuar për momentin
negativ, pasi edhe skuadrat
e tjera kanë bërë hapa falsë". Në
merkaton e dimrit, Juventusi nuk
arriti të përforconte merkaton. Një
prej emrave më të lakuar ishte dhe
Xhilji pranon se klubi ende po
punon për fantazistin brazilian të
Verder Bremenit. "Nuk mund të
them se Diego ishte objektivi ynë
kryesor, e njëkohësisht nuk mund
të them me siguri se ai do të bëhet
pjesë e skuadrës", tha njëshi i bardhezinjve.
"Do të presim dhe të shohim
se çfarë mund të ndodhë në
qershor, kur do t‘i shqyrtojmë më
seriozisht të gjitha alternativat". Një
tjetër lojtar i kërkuar nga Juventusi
është Marek Hamsik. Mesfushori
sllovak shihet si pasardhësi i denjë
i Pavel Nedved, por ai cilësohet i
pashitshëm nga Napoli. Megjithatë,
në Torino kanë një "as nën
mëngë" për të bindur drejtuesit në
"San Paolo": bëhet fjalë për sulmuesin
Vinçenco Iakuinta, që së
fundmi ka refuzuar një ofertë mjaft
fitimprurëse nga Zenit St. Petersburg.