ekia do prese sonte ne Prage Malin e Zi ne pay off te Euro 2012
Në Pragë nuk do të luhet një klasike, ndonëse skuadra vendase është ndër më tradicionalet e futbollit europian dhe botëror.
Në qytetin e njohur si “Praga e Artë” do të vijë Mali i Zi, një vogëlush futbolli, por aspak i druajtur që i mori dy barazime Anglisë së madhe në eleminatoret e Euro 2012-ës. Trajneri çek, Mihal Bilek e di këtë, ndërsa ekipi i tij përpiqet të kalojë plej ofin dhe të shkojë në finale.
“Do të përpiqemi ta vendosim kundërshtarin në vështirësi që në fillim, në gjysmëfushën e tij. Mali i Zi ka lojtarë shtatlartë në mbrojtje ndaj ne duhet të luajmë shpejt dhe saktë në mënyrë që ata të mos na përballojnë dot”.
“Është e qartë se ne do të jemi nën presion dhe presim që çekët të mbrohen mirë, por do të përpiqemi të krijojmë sa më shumë raste për gol që të mundemi”.
Çekia vendase natyrisht që është favorite për t’u kualifikuar, por përballë një ekipi që nuk ka pasur frikë ndaj Anglisë, gjithçka mund të ndodhë.