Shqipëria pa trajner e busull, humbet miqësoren me Azerbajxhanin
SHQIPËRI-AZERBAJXHAN 0-1
Shënues: Alijev 22′
Shqipëria: Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli,Cana, Roshi (Kapllani 88′), Bakaj (Januzi 72′), Hyka, Salihi (Muzaka 78′), Bogdani (Vila 46′). Trajner: XH.Mustedanagiç
Azerbajxhan: Popoviç, Malikov (Allahverdiev 55′), Sadikov, Çertoganov (Amirguliev 79′), Subasiç (Mamadov 74′), Alijev, Husejnov, Abishov, Nadirov (Hajijev 64′), Budak, Levin. Trajner: B. Vogst
Gjyqtarë: P. Mazoleni, M. Tonolini, E. Di Liberatore
Miqësorja Shqiperi Azerbajaxhn që po luhet në stadiumi Qemal Stafa ka nje dekor me të varfër se ndeshjet e kampionatit shqiptar, kjo për vetë faktin se tifozët e kanë braktisur ekipin kombëtar. Grupimi Tifozat KuqeZi e ka bërë të ditur prej ditësh se do ta braktisë kombëtaren e parë në miqësoren me Azerbajxhanin. Në tribunat D1, D1, D3, siç quhen ndryshe tribuan përballë, ka më shumë policë se tifozë.Prej gati një muaj kemi larguar trajnerin Josip Kuzhe, por federata nuk ka qenë e aftë të gjejë pasuesin dhe në një mënyrë të pakuptimtë, bëjmë ndeshje testuese pa ditur se kush do të jetë i pari i pankinës. Me këtë llogjikë të vepruari i bie se nuk ka rëndësi se kush është dhe kush do të jetë trajneri i kuqezinjëve, pasi ndoshta drejtimi i skuadrës bëhet nga vetë zyrtarët e federatës me në krye presidentin Armando Duka. Ndaj azerbajxhanasve i pari i stolit kuqezi është ndihmësi i krotit Josip Kuzhe, Xhemal Mustedanagiç, i cili është edhe trajner i kombëtares U17.
Minuta e 22-të pas një mefshtësie të mbrojtjes sonë Azerbajxhani shënon me Alijev. 0-1.
Përfundon pjesa e parë: Shqipëri-Azerbajxhan 0-1
Pjesë e dytë e nis me mirë Shqipëria ku krijohen mundësi shënimi.
