E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Shqiperia politike lehtesuese fiskale per te thithur investimet e huaja

Kryeministri Berisha ishte sot i pranishëm në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave nga organizata Presidentet e Rinj të Kompanive (YPO), përfaqësuesit e të cilës operojnë në fushën e biznesit, financa, etj. Anëtarët e kësaj organizate ndodhen në Tiranë me rastin e mbajtjes së aktivitetit të radhës të Kapitulli “Evropa e Madhe”. Gjatë fjalës se tij në këtë aktivitet, kryeministri Berisha u ndal te potencialet dhe politika fiskale të ndjekura nga qeveria për të tërhequr investimet e huaja dhe avantazhet që kanë kompanitë që investojnë në Shqipëri.

Turizmi tha kryeministri Berisha është një tjetër potencial i jashtëzakonshëm që Shqipëria ofron për investitorët si përsa i përket detit ashtu edhe turizmit malor.

YPO është një organizatë e themeluar në vitin 1950 në SHBA dhe qëllimi i kësaj organizate, që ka një rrjet global prej rreth 19,000 anëtarësh dhe përfaqësues që vijnë nga bizneset më prestigjioze në botë e operon në 110 vende, është të lidhë Presidentët e Rinj të Kompanive me njëri - tjetrin me qëllim që t’i shërbejnë, të mësojnë e të referojnë për vendet përkatëse për mundësi më të mëdha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›