Çeku: Qeveria pa plan për zbatimin e Kushtetutës
PRISHTINE-Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, aktualisht kryetar i Partisë Social-Demokrate ka adresuar një varg kritikash për institucionet e Kosovës. Në një konferencë për media të mbajtur dje ai ka thënë se ndonëse qeveria është duke punuar në infrastrukturën rrugore, ajo nuk është duke ndërtuar rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Njohja e pavarësisë, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare, integriteti territorial dhe zhvillimi ekonomik janë sfidat me të cilat duhet të ballafaqohen institucionet e shtetit të Kosovës. "Nuk kemi parë ndonjë plan që çon drejt funksionimit të pushtetit dhe zbatimit te Kushtetutes", ka thënë Çeku.
(d.b/BalkanWeb)