E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Sejdiu nuk komenton kritikat

 

PRISHTINE-Presidenti Fatmir Sejdiu nuk ka komentuar kritikat e shumta se ka shkelur Kushtetutën e vendit kur ka kërkuar dorëheqjen e shefit ekzekutiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Kuçi. Ai ka theksuar vetëm se kjo është çështje e LDK-së dhe se ai e respekton rrugën e kësaj partie.
Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të LDK-së, pasi kishte deklaruar se një gjë e tillë është kërkuar nga kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Vetë Sejdiu e kishte emëruar Kuçin, më 14 korri si shef ekzekutiv të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›