Ushqimet e skaduara asgjesohen 2 mije ton produkte
Rreth 2 mijë ton ushqime janë asgjësuar gjatë vitit të shkuar. Cilësia e keqe, tejkalimi i afateve të përdorimit dhe rreziqet e tjera për shëndetin e konsuamtorëve kanë detyruar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që të asgjesojë ushqimet. Sipas drejtuesve të këtij institucioni produktet me origjinë shtazore dhe mallrat e importit janë në krye të listës së ushqimeve problematike.
"Institucioni ka ushtruar kontrolle në 12 qarqe të republikës dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara që shkojnë tek rreth 8 mijë, janë asgjësuar tek rreth 20 mijë kuintalë produkte ushqimore jashtë kritereve të sigurisë ushqimore. Përkundrejt shkeljeve të konstatuara janë penalizuar 20 subjekte të cilat operojnë në tregun shqiptar", tha Genc Juka, drejtori i AKU.
Zoti Genc Juka tha se gjatë këtij viti do të nisë dhe kontrolli i shëndetit të kafshëve dhe bimëve në vend. Kjo procedure sipas tij, do të ndjekë cilësinë e ushqimeve që nga krijimi deri në tavolinat e qytetarëve. Prioritet për këtë vit do të jetë kontrolli i tregut vendas. Drejtori i autoritetit tha se buka, mielli dhe llojet e ndryshme të vajit janë ndër ushqimet që paraqesin problem për konsumatorët.
Florian Papadhimitri