Aleatet nuk pretendojne Milo Roskovecin e disa komuna
Megjithese eshte regjistruar nje dite me pare, koalicioni i majte nuk ka perfunduar ende marreveshjen e kandidimit ne zgjedhje. Nje prej aleateve te vjeter te PS, Paskal Milo thote se i ka bere te qarta prendimet per zona te lira, te cilat jane ne perputhje te plote me peshen politike te partise qe ai drejton.
"Ne pretendojmë një bashki dhe disa komuna. Bashkia që ne pretendojmë është bashkia e Roskovecit. Këto negociata, të cilat mund të mbyllen ose nesër, ose pasnesër shpresoj të na sjellin në një kompromis të arsyeshëm, të pranueshëm për të gjithë", u shpreh për AS, Paskal Milo, kreu i PDS.
Nje dite pasi Edi Rama, kryesuesi i koalicionit te majte te emertuar “Aleanca per te ardhmen’, shpalli rikandidimin e tij per kryetar te bashkise me te madhe ne vend, Paskal Milo shprehet besimplote se do te jete fitues ne Tirane, dhe kjo sipas tij jo per shkak te solidaritetit politik.
"Edi Rama do fitojë dhe këtë nuk e them për shkak të faktit që jemi partnerë në një koalicion por e shoh për vetë faktin se shumica e qytetarëve të Tiranës kanë besim te Edi Rama, te aftësitë e tij qeverisëse që ai ka dëshmuar për 10 vjet, e shoh tek vetë orientimi i shumicës qytetare të Tiranës që duan njerëz të cilët kanë dhënë prova që dinë të qeverisin. Nuk më shkon ndryshe në mendje vec një fitore e pastër e Edi Ramës", tha Milo.
Megjithese gara eshte per drejtues administrative, Milo thote se ne te vertete beteja eshte politike dhe jane shume te rendesishme te shmangen manipulimet duke akuzuar mazhorancen se ka nisur te shfaqe dyshime per kete tek listat e zgjedhesve.
Rovena Moçka