E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli i barnave ne treg zbulohen ilace pa pulle

Tregu farmaceutik në vend do ti nështrohet kontrolleve, përsa i përket cilësisë së barnave. Funksionimi i sistemit të farmakovigjilecës, do të jetë një nga hallkat që do të vazhdojë të mbajë nën monitorim të vazhdueshëm barnat që qarkullojnë në vend. Ndërkohë drejtuesit e Qendrës së Kontrollit të Barnave, raportojnë se edhe gjatë vitit të kaluar janë penalizuar mbi 40 farmaci, të cilat tregtonin barna pa pullën e sigurisë.

"Barna pa pullë janë gjetur gjatë vitit 2010, dhe janë penalizuar rreth 48 subjekte farmaceutike. Rivënia në eficencë dhe funksionimi i sistemit të farmakovigjilencës jep një garanci të plotë për barnat e sigurta dhe cilësore duke reduktuar hospitalizimin e pacientëve dhe qytetarëve për shkak të barnave, duke cuar drejt zeros vdekshmërinë", tha Besnik Jaku, drejtor i qendrës së kontrollit të barnave.

Vetëm pak ditë më parë përfaqësuesit e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor raportuan se në disa farmaci në Tiranë e rrethe, janë tregtuar barna pa pulle. Në këto subjekte nga ana e ISKSH, po përfundon dhe sistemi online, i cili do të reduktojë abuzimet që mund të bëhen me pacientët nga ana e farmacistëve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›