E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çela: Vetëm Topi e rrëzon Berishën për Presidentin

Share

Një ndër ish-themeluesit e PD, ish-kryetar i KLSH dhe ish-deputet i kësaj partie, Blerim Çela, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” rrëfen përjashtimin nga PD të qëndrestarëve dhe katapultimin në krye të partisë të klanit të Berishës. Sipas tij në PD s’ka garë, s’ka struktura, ka vetëm njëshin, i cili po tregon se kërkon të qëndrojë përjetësisht në krye të partisë. Ai flet për partitë e reja FRD dhe AK, LSI, opozitën e zgjedhjen e Presidentit, ku vetëm votat e FRD mund të sjellin zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Çelës “Demokracia s’duhet të ketë sulltanat e dinasti të trashëgueshme në partitë shqiptare, por demokraci, rotacion, debate e votime të ndershme jo me fjalë. Kush ka guxuar të konkurrojë me Berishën, është parë si armik i PD. Ky këndvështrim aspak demokratik është kultivuar e përhapur në anëtarësi.

Çela mendon se vetëm Topi mund të rrëzojë Berishën për President.

“Nëse FRD krijon grupin e saj parlamentar me 7 vetë, presidenti s’zgjidhet as me shumicë të thjeshtë dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”- deklaron Çela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›