Kontrolli i mjetit,në 26 prill.Aksi,me sinjalistikë
TIRANË- Drejtori i Policisë Rrugore, Vullnet Topalli, duke rikonfirmuar edhe njëherë identitetin e 13 viktimave të aksidentit tragjik të Himarës ka deklaruar se aksi në të cilin ndodhi ngjarja ka qenë i pajisur me sinjalistikën e duhur dhe me anësoret mbrojtëse.
Në një konferencë për mediat, ai sqaroi se autobusi ra nga nje lartesi 60 meter, drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen përkatëse që nga viti 1999, rinovuar deri në vitin 2014, ndërkohë që mjeti ishte kontrolluar nga ana teknike në 26 prill të këtij viti.
Nga hetimet e bëra rezulton se aksi rrugor ishte i pajisur me sinjalistikë paralajmëruese dhe mbrojtëse anësore, me pjesët fosforeshente. Asfalti ka qenë i thatë, i pastër dhe pa mbetje. Drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen perkatese që në 1999 dhe kjo ishte rinovuar deri në 2014. Automjeti ka kryer kontrollin e fundit më 26.4 2012- tha ai.
Sipas tij, nuk ka ende rezultat të shkakut të ngjarjes, po për të po vijojnë hetimet me pyetjen e dëshmitarëve dhe veprimet e tjera hetimore për zbardhjen përfundimtare të ngjarjes.