Presidenti i ri, jo figurë kryesore partie

Gjate nje seance parlamentare
Shoqëria civile përcakton kriteret për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Letra drejtuar deputetëve me 45 firma: Nuk duhet të jetë dyshuar për përfshirje në korrupsion
Në prag të nisjes së procedurave zyrtare për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, shoqëria civile del me propozime konkrete mbi kriteret që duhet të plotësojë kandidati që do të zëvendësojë Bamir Topin.
Në një letër drejtuar deputetëve, 45 përfaqësues të shoqërisë civile kanë hartuar tetë pika me vetitë që duhet të shikohen te kreu i shtetit. Në një kohë që klasa politike është përfshirë në debatin e zgjedhjes së Presidentit, aktualisht emrat më të përfolur vijnë pikërisht nga politika. Por, shoqëria civile ka vendosur një prej kritereve faktin se pasardhësi i Topit nuk duhet të ketë mbajtur pozicione të larta drejtuese apo të ketë qenë kryetar partie. Në jetën profesionale e publike ka dëshmuar vetëdije për historinë e kombit dhe ka potencialin që të projektohet pozitivisht në marrëdhëniet me bashkëkombësit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, me vendet fqinje, në Europë dhe në botë. Nuk është aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe nuk ka mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit, thuhet në peticionin e firmosur nga përfaqësues të shoqërisë civile. Gjithashtu, firmëtarët e vënë theksin te njohuritë e mira që duhet të ketë Presidenti sa u përket vlerave të demokracisë dhe funksionit të shtetit. Kryetari i shtetit duhet gjithashtu që në jetën e tij profesionale dhe private të ketë dëshmuar se respekton pa hezitim të drejtat e njeriut dhe është vendosmërisht kundër diskriminimit mbi baza gjinore, etnike, fetare, bindje politike, aftësie, moshe dhe/ose orientimi seksual. Ka dëshmuar gatishmëri për ti shërbyer shoqërisë e komunitetit dhe ka përcjellë frymën e tolerancës, gjithëpërfshirjes, solidaritetit shoqëror dhe të unitetit të popullit; në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se beson te ligji dhe zbatimi i tij; nuk është dyshuar për përfshirje në trafiqe dhe korrupsion dhe këto vlera reflektohen edhe në familjen e tij/saj të ngushtë e në mjedisin e tij/saj të ngushtë shoqëror, thuhet më tej në kriteret e renditura nga shoqëria civile. Peticioni, ndër të tjera, mban edhe firmat e Mustafa Nanos, Vjollca Meçajt, Aurela Anastasit dhe Mentor Kikisë. Gjithashtu, ju nxisim që për kandidatë e kandidate me cilësi të barabarta, të cilët/at mishërojnë tiparet e mëlartme, ti kushtoni vëmendje të posaçme marrjes në konsideratë të kandidaturave të grave, pasi deri tani ato nuk kanë qenë asnjëherë të përfaqësuara në këtë detyrë. Në prag të votimit përfaqësuesit e shoqërisë civile deklarohen të hapur për të ofruar sugjerime për personalitete që mishërojnë vizionin për Presidentin e ardhshëm të Republikës, përfundon peticioni i 45 përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Firmëtarët
Vjollca Meçaj
Mirela Arqimandriti
Sevim Arbana
Aurela Anastasi
Mustafa Nano
Rasim Gjoka
Elsa Ballauri
Mentor Kikia
Kozara Kati
Mirela Muça
Mihallaq Qirjo
Delina Fico
Milva Ekonomi
Dritan Shutina
Blerta Çani
Arta Mandro
Iris Luarasi
Adriana Berberi
Altin Hazizaj
Ani Ruci
Monika Kocaqi
Ines Xhelili
Xheni Karaj
Esmeralda Balluku
Arjana Haxhiu
Flutra Xhabija
Laura Konda
Mrike Cara
Irena Shtraza
Mimoza Vojka Emanuels
Teuta Qose
Donika Senka
Aleksandër Çipa
Auron Pasha
Brunilda Paskali
Fabiola Egro
Majlinda Hoxha
Blerina Metaj
Mersila Ballo
Afërdita Prroni
Amarildo Felcanji
Rajmonda Bozo
Belioza Çoku
Donika Godaj
Vahide Gruda
Kriteret
1. Ka njohuri shumë të mira për vlerat e demokracisë dhe për funksionimin e shtetit.2. Në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se respekton pa hezitim të drejtat e njeriut dhe është vendosmërisht kundër diskriminimit mbi baza gjinore, etnike, fetare, bindje politike, aftësie, moshe dhe/ose orientimi seksual.
3. Ka përvojë në fusha të ndryshme të veprimtarisë, është një personalitet i/e nderuar në mjedisin ku ka ushtruar veprimtarinë dhe ka dëshmuar integritetin e përgjegjshmërinë si cilësi të tij/saj individuale.
4. Ka dëshmuar gatishmëri për ti shërbyer shoqërisë e komunitetit dhe ka përcjellë frymën e tolerancës, gjithëpërfshirjes, solidaritetit shoqëror dhe të unitetit të popullit.
5. Në jetën e tij/saj profesionale dhe private ka dëshmuar se beson te ligji dhe zbatimi i tij; nuk është dyshuar për përfshirje në trafiqe dhe korrupsion dhe këto vlera reflektohen edhe në familjen e tij/saj të ngushtë e në mjedisin e tij/saj të ngushtë shoqëror.
6. Në jetën profesionale e publike ka dëshmuar vetëdije për historinë e kombit dhe ka potencialin që të projektohet pozitivisht në marrëdhëniet me bashkëkombësit që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, me vendet fqinje, në Europë dhe në botë.
7. Nuk është aktualisht figurë kryesore udhëheqëse e partive politike dhe nuk ka mbajtur funksione të larta politike në vitet e fundit.
8. Gjithashtu, ju nxisim, që për kandidatë e kandidate me cilësi të barabarta, të cilët/at mishërojnë tiparet e mëlartme, ti kushtoni vëmendje të posaçme marrjes në konsideratë të kandidaturave të grave, pasi deri tani ato nuk kanë qenë asnjëherë të përfaqësuara në këtë detyrë. Në prag të votimit përfaqësuesit e shoqërisë civile deklarohen të hapur për të ofruar sugjerime për personalitete që mishërojnë vizionin për Presidentin e ardhshëm të Republikës.
Ambasadori holandez: President me 140 vota
Trupa diplomatike në Tiranë, apel për reformat. Sekui: Mos humbisni kohë

Ambasadori Van Den Dool
Deri tani janë 2 kandidatë, por se dimë sa mbështetje kanë
Ambasadori holandez në Tiranë, Henk Van Den Dool, deklaroi dje nga Elbasani se zgjedhja e Presidentit të ri duhet të marrë kartonët jeshil të 140 deputetëve që në raundin e parë. Kjo sipas ambasadorit do të ishte një provë e pjekurisë së demokracisë shqiptare. Ambasadori Van Den Dool ishte i pranishëm dje në një orë leksioni me studentë të universitetit Aleksandër Xhuvani, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Për sa i përket zgjedhjeve presidenciale, më datë 24 maj do të jetë raundi i parë, ku një kandidat duhet të ketë mbështetjen e 20 anëtarëve të Parlamentit, dhe në parim mund të kemi 7 kandidatë. Deri në këtë momente, kemi dy kandidatë dhe akoma nuk e dimë se sa e kanë mbështetjen në Parlament, kështu që do të shohim më datë 24 maj. E kam thënë edhe më parë që do të ishte shumë mirë për Shqipërinë nëse Parlamenti do të binte dakord që në raundin e parë mbi Presidentin, mundësisht me 140 vota. Kjo do të thotë se atëherë ne do të kemi një President që përfaqëson të gjithë kombin shqiptar, deklaroi ambasadori holandez. Sipas tij, Kushtetuta preferon një President konsensual dhe uroj që