Çelën 85 dosje asistencë false, pranga 5 ish-zyrtarëve
30/07/2010 Tre meshkuj dhe dy femra nga Kurbini përfituan plot 60 milionë lekë të vjetra
TIRANE- Korrupsioni me dosjet e asistencës ka vënë në pranga 5 ish-punonjës së zyrës së punës në rrethin e Kurbinit. Pesë të ndaluarit nga Prokuroria dyshohet se kanë hapur plot 85 dosje fiktive, ku nëpërmjet tyre tërhiqnin fondet nga buxheti i shtetit me qëllim përfitimin e parave në mënyrë të paligjshme. Burime thanë se në një periudhë kohe 1-vjeçare, autorët e këtij krimi financiar kanë arritur të fitojnë plot 60 milionë lekë të vjetra, para këto që tërhiqeshin nëpërmjet postës nga vetë të arrestuarit, duke falsifikuar firmat. Si ideatorë të kësaj skeme janë shtetasit Gentjan Rukaj, Beldar Cufaj, Klaudiana Rasha, Mirjeta Frrokaj dhe Gjon Sevgjini, ndaj të cilëve Prokuroria ka ngritur akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim, “shpërdorimit të detyrës”, “falsifikimit të dokumenteve” dhe “falsifikimit të akteve të gjendjes civile”.
Hetimi
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Gentjan Rukaj, me detyrë ish-drejtor i zyrës vendore të punësimit Kurbin, Mirjeta Frrokaj me detyrë ish-specialiste e pagesës së papunësisë, Bledar Cufaj, me detyrë ish-specialist i shërbimeve në këtë zyrë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë vitit 2008 dhe 2009 kanë krijuar dosje fiktive, për persona që nuk ekzistojnë dhe që nuk kanë paraqitur kërkesë për përfitim të pagesës së papunësisë. Një gjë të tillë ata e kanë kryer në rreth 85 raste. Pas kësaj personat e vënë nën hetim kanë bërë kuponët e pagesës së papunësisë, kanë xhiruar lekët e pagesës së papunësisë tek zyra e postës Laç, ku bëhet dhe shpërndarja e pagesës së papunësisë. Ish-drejtori Gentjan Rukaj ka krijuar një lidhje me punonjësin e postës Laç, shtetasin Gjon Sevgjini, i cili ka bërë të mundur që tek listë-pagesat e borderove të personave fiktivë të nënshkruanin persona të tjerë, ku mes tyre dhe vetë shtetasit Mirjeta Frrokaj, Bledar Cufaj, ndërsa gjithë vlerat monetare janë përfituar nga personat e mësipërm. Ndërkohë që shtetasit Gentjan Rukaj dhe Mirjeta Frrokaj kanë bërë të mundur të dëmtojnë disa nga dosjet që kanë qenë me dokumente të falsifikuara. Nga kryerja e këtij aktiviteti, gjatë hetimit deri tani është provuar se personat e mësipërm i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit në shumën prej 6 000 000 lekë të reja, të përfituara nga ana e tyre. Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar se shtetasja Klaudiana Rasha, me detyrë ish-arkiviste në zyrën rajonale të sigurimeve shoqërore Lezhë, ka ndihmuar shtetasin Gentjan Rukaj dhe Mirjeta Frrokaj që të administronte në arshivë, lista të personave, dosjet e të cilëve janë fiktive. Kjo gjë sipas Prokurorisë është bërë me qëllim fshehjen e të dhënave për të mbuluar falsifikimin e bërë nga ana e tyre. Hetimi lidhur me këtë ngjarje është nisur kryesisht nga organi i akuzës, e cila e finalizoi me prangosjen e pesë personave.
I pandehuri tentoi të trafikojë 676 kg hashash
Trafiku i drogës, në gjyq Kledian Koka
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Kledian Koka dhe çështjen në ngarkim të tij ia ka referuar gjykatës për akuzën e trafikimit të narkotikëve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se më 13 mars të këtij viti ai është kapur në flagrancë nga policia, duke ju sekuestruar në cilësinë e provës materiale 676 kg lëndë narkotike të llojit hashash. Kjo sasi lënde është gjetur në furgonin me të cilin udhëtonte dhe i cili i përket të pandehurit Kledian Koka. I pandehuri po dërgonte drogën në drejtim të bregut të detit nga ku, më pas ishte për t’u nisur me anë të një mjeti lundrues, i cili në të njëjtën periudhë kohore, që përkon me lëvizjen e mjetit tip furgon në atë zonë është konstatuar nga radarët e policisë. Pasi kanë konstatuar mjetin lundrues forcat e policisë janë vënë në lëvizje dhe në patrullim në atë zonë dhe kanë konstatuar mjetin tip furgon që udhëtonte i drejtuar nga shtetasi Kledian Koka. I pandehuri sapo ka konstatuar forcat e policisë ka braktisur mjetin dhe është larguar, duke u bërë e mundur kapja e tij pas disa orësh.