E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen zëdhënësi i KQZ-së Leonard Olli

29/07/2010 Vinte në këtë post nga bota e gazetarisë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nardi Olli ka dhënë dje dorëheqjen nga ky post. Këtë e ka bërë të ditur vetë Olli me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediet, por pa bërë të ditura shkaqet e tërheqjes së tij nga ky pozicion. Nardi Olli e mori këtë post pas zgjedhjeve të vitit 2005 dhe ka qenë zëdhënësi i këtij institucioni të rëndësishëm në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Nardi Olli vjen nga bota e gazetarisë dhe ka punuar në medie të ndryshme, një prej të cilave ka qenë gazeta “Metropol”. Nga ana e tij Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka bërë të ditur emrin që do të zëvendësojë Ollin në këtë post të rëndësishëm, por dhe delikat, kur dihet që ky institucion është përpara zgjedhjeve lokale dhe nuk përjashtohet mundësia që në shtator të përfshihet në debatin e djegieve ose jo të kutive të votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›