Ferguson ‘kandidon’ Mourinhon

Sir Alex Ferguson ka insistuar se Jose Mourinho mund të jetë pasardhës i tij në Manchester United.
Strategu portugez spekulohet me rikthim në Angli pasi pritet të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, kurse së fundmi është përmendur edhe si kandidat për të drejtuar Manchester Cityn nga edicioni i ri. Por, Ferguson e rihapi mundësinë e angazhimit të Mourinhos në Old Trafford.
“Ai mund të punojë kudo, pa dyshim. Unë nuk do të zgjas përgjithmonë por Jose mund të punoj kudo”, deklaroi Ferguson për mediet angleze.