Çelet Samiti i Bashkimit Afrikan
Udhëheqësit e kontinentit afrikan janë mbledhur në Ugandë për Samitin e Bashkimit Afrikan. Atyre i është bërë thirrje të adaptojnë rrugë të reja për sa i përket zhvillimit të kontinentit dhe varësisë së kontinentit nga ndihma ndërkombëtare. Ish- kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se fokusi duhet të jetë në krijimin e miliona vendeve të reja të punës dhe ndihma për zhvillim duhet të promovojë zhvillimin e sjellë nga tregtia, dhe jo ta zëvendësojë atë. Brown, në fjalimin e tij të parë publik që pas largimit nga “Downing Street” tha se e ardhmja e zhvillimit ekonomik botëror është e varur nga zhvillimi i kontinentit të Afrikës. Ai foli në Kampala, kryeqyteti i Ugandës, duke thënë se dëshironte të shihte Afrikën të realizonte potencialin e saj të plotë. Ai tha se ishte një burrë që kishte “kaluar pak kohë në politikë para se të bëhej një organizator i komunitetit”, ndryshe nga Obama, i cili “kishte qenë organizator i komunitetit para se të bëhej politikan”. Brown tha se kishte dëshirë të shikonte krijimin e një “mijëvjeçari afrikan”.
#