Çelet ekspozita e artit figurativ iranian

Arti figurativ iranian vjen pёr publikun e kryeqytetit nё njё ekspozitё, nё muzeun Historik Kombёtar.
Nё kёtё ekspozitё paraqiten disa prej dimesioneve tё artit tё famshёm itanian, si nё kaligrafisё, grafikёs punimeve artizanale, peisazhit, piktura tradicionale iraniane tё miniaturёs. Piktori Saeed Moayeri vjen me 14 punime tё tijat. E ndёrsa artisti Einoddin Sadeghzadeh sjell 70 grafite.
Artistёt iraniane vijnё nё Shqipёri pas njё turneu qё ata kanё ndёrmarrё nё disa vende tё botёs. Kjo ekspozitё mundёsohet nga fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi”. Ekspozita do tё qёndrojё e hapur deri nё datё 8 mars.