E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet fushatat kundër dhunës ndaj grave

Çelet sot fushata kundër dhunës ndaj grave, slogani i së cilës këtë vit do të jetë “Dhuna është KRIM! Familje pa DHUNË - Shoqëri në PAQE!”. Aktiviteti që do të zhvillohet nesër në zemër të kryeqytetit, në zonën e njohur si Parku Rinia, do të ftojë qytetarë, kalimtarë të ndryshëm, gra e të rinj për t’u bashkuar me një mesazh të njëjtë në këto ditë kundër dhunës ndaj grave. Një puzzle (pazëll) gjigant do të formohet nga të rinj dhe anëtare të organizatave të grave, ku edhe qytetarë të Tiranës do të kenë mundësi të lënë shënime apo të marrin një fragment të tij për të dhënë secili kontributin në bashkimin e pjesëzave të vogla, që në fund, të montuara, do të përcjellin një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave. Aktiviteti i nesërm do të pasohet nga shumë aktivitete të tjera në të gjithë vendin edhe në 16 ditët në vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›