E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet konkursi për 25 bursa pasuniversitare në Poloni

• Në kuadër të programit të bursave studimore, Shkolla e Studimeve Lindore në Universitetin e Varshavës në Poloni shpall konkursin e 8-të për 25 bursapër studime pasuniversitare për kandidatë nga vende të Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore, për vitin akademik 2008-2009. Këtë bën me dije Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Programi i studimeve përmbledh tema në fushat: histori, politologji, histori arti, kulturë, gjeografi, juridik dhe ekonomi. Ndër kërkesat kryesore që parashikon programi i studimeve është përgatitja e temës në gjuhën polake në fund të kursit. Studimet zgjasin 10 muaj në vit, me bursë, për 2 vite akademikë (4 semestra). Programi parashikon mësimin e një gjuhe të huaj të rajonit. Mosha e aplikantit duhet të jetë deri në 30 vjeç. Studenti që shlyen të gjithë semestrat dhe mbron temën përfundimtare pajiset me diplomë të nivelit master, e cila  njihet nga të gjitha vendet e BE-së. Aplikantët për studime pasuniversitare duhet të përgatisin dokumentet e mëposhtme dhe t’i dërgojnë on-line në www.studium.uw.edu.pl: E nevojshme për këtë konkurs është një kërkesë deri në dy faqe me letër motivimi, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën aplikanti dëshiron të studiojë. Ndërkaq duhet të plotësojë edhe formularin e aplikimit, i cili gjendet në faqen e internetit e saktësuar më sipër. Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar; afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve me e-mail, është data 15 mars. Ndërsa fituesit do të shpallen brenda datës 31 maj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›