E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada në Athinë, shërbim të ri për emigrantët

• Ambasada shqiptare në Athinë në bashkëpunim me Bankën Amerikane të Shqipërisë ka hapur një sportel të veçantë brenda ambienteve të përfaqësisë diplomatike, ku emigrantët shqiptarë mund të kryejnë pagesat e tyre për të gjitha shërbimet me dokumentacionin e nevojshëm. Tarifat e shërbimeve nuk ndryshojnë, por emigrantët  përpara se të kryejnë çfarëdolloj shërbimi në sportelet e zyrës konsullore, duhet të kenë bërë pagesën edhe në sportelin e veçantë të Bankës Amerikane, që tashmë ndodhet brenda ambienteve të përfaqësisë në Athinë, ku një punonjës shqiptar do të  orientojë qytetarët për mënyrën e pagesës. Në këtë mënyrë ata do të pajisen me një mandat pagese, që do të ketë të stampuar shumën dhe emrin e personit dhe vetëm pas paraqitjes së këtij mandati në shërbimin konsullor të ambasadës shqiptare, do të mund të kryhen veprimet përkatës që u shërbejnë qytetarëve. Në rast të dokumenteve të parregullt, ambasada nuk mban përgjegjësi për shumën e paguar, ajo nuk kthehet. Gjithashtu qytetarët shqiptarë që dëshirojnë sërish mund të bëjnë pagesat e tyre në çdo degë të Bankës Kombëtare Greke (Ethniki Bank) kudo në Greqi, ashtu siç ishte vendosur pas datës 14 janar 2008. Kjo formë shërbimi  shmang edhe abuzimet e të gjitha llojeve me pagesat e emigrantëve.    M.Cakatarifat1-Prokura të çdo lloji                        çmimi 20 euro2-Vërtetime të çdo lloji                 çmimi 30 euro3-Leje kalimi                                        çmimi  30 euro4-Njehsime me origjinalin                        çmimi  20 euro5-Deklarata të ndryshme                      çmimi  20 euro6-Lidhje dhe certifikata martesore       çmimi 30 euro7-Aplikime për pasaportë  çmimi 80 dhe 160 euro (çmimi i dyfishuar vetëm nëse kërkohet nxjerrja e pasaportës për herë të dytë pa mbaruar e para)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›