E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet panairi i tretë i punës në Korçë

Edicioni i tretë i Panairit të Punës, një veprimtari e përvitshme që ka si qëllim takimin e punë kërkuesve dhe punëdhënësve për zbutjen e problemit social të  punësimit, sidomos tek të rinjtë, u çel sot në qytetin e Korçës në bibliotekën "Thimi Mitko". Dhjetra të rinj dhe të reja presin të intervistohen për të fituar vende pune në firma dhe kompani private apo dhe në institucione shtetërore, pasi organizimi i këtij panairi rrit nga viti në vit interesimin e tyre. Nën organizimin e Bashkisë, Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë, Universitetit "F.Noli",   Fondacionit " TABITA" dhe Qëndrës për Zhvillim Komunitar, në këtë Panair marrin pjesë 17 firma e kompani private dhe insititucione shtetërore si punëdhënës, ku ndër mbështetësit kryesor është dhe USAID. "Në edicion marin pjesë 17 subjekte të ndryshme punëdhënëse  të shërbimit e prodhimit që afrojnë vende pune për të rinjtë e interesuar, kryesisht të diplomuar në arsimin e lartë", tha zëdhënësja e Bashkisë, Ana Qeramixhi. Ajo sqaron se Panairi i Punës që organizohet prej tre vitesh në qytetin e Korçës, një aktivitet i bashkërenduar mes insititucioneve dhe sektorit privat, është vendi ku punëkërkuesi takon punëmarsin, duke zbutur problemin e papunësisë në nivel rajonal. Të rinjtë e shumtë nga qyteti i Korçës të paraqitur në këtë panair, intervistohen nga subjektet e interesuara për vende pune dhe ata që plotësojnë kriteret, sigurojnë kontrata punësimi. Vjet, nga afro 300 të rinj e të reja të intervistuar, rreth 50 u punësuan në sajë të këtij projekti të bashkisë, ku një pjesë u punësuan sezonalisht për periudhën e verës në Bashki, ndërsa të tjerë në firma apo kompani private.  Panairi që zhvillohet vetëm një ditë, në fund të tij përzgjedh një numur aplikantësh që kanë të drejtë të punësohen në sektorë të ndryshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›