INSTAT përmbys shifrat e FMN dhe të Bankës
Autori i Lajmit: red.
RRITJA EKONOMIKE
Pak ditë pasi Banka e Shqipërisë dha alarmin për ngadalësimin e ekonomisë për shkak të krizës globale, Instituti i Statistikave publikon të dhëna për një ekonomi në lulëzim. Sipas INSTAT-it, gjatë tremujorit të parë të këtij viti rritja ekonomike e vendit ka qenë 6 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për të njëjtës nivel rritje të parashikuar nga qeveria në fillim të këtij viti. Sipas INSTAT-it,- në këtë tremujor degët që kanë dhënë kontribut në rritje janë post telekomunikacioni, shërbimet, ndërtimi, etj respektivisht me 22.0 përqind, 15.3 dhe 8.0 përqind. Rënien më të lartë në këtë tremujor e ka shënuar dega e industrisë me 13.2. Shifrat e mësipërme bie ndesh me të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila konstaton se efektet e krizës botërore janë intensifikuar në ekonominë reale, duke rënduar biznesin dhe qytetarët. Në të njëjtën linjë është edhe FMN, i cili thotë se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 0.4 për qind.
Kontributi sipas sektorëve
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të 2009 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë është rritur me 3.5 përqind. Ndërkohë që Industria rezulton me rënie. Grupi i industrive pësoi një rënie 13.2 përqind në tremujorin e parë të 2009 krahasuar kjo me tremujorin e parë të 2008. Një rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe ka pasur sektori i ndërtimit. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 8.0 përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2008. Dega e tregtisë, pësoi një rritje prej 0.9 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2009 u rrit me 3.3 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Post-telekomunikacioni ka pësuar një rritje prej 22.0 përqind në tremujorin e parë të vitit 2009 përkundrejt tremujorit të parë të 2008. Gjithashtu dhe Dega e shërbimeve në tremujorin e parë të vitit 2009 pati rritje me 15.3 përqind kundrejt tremujorit të parë të vitit 2008.
Informacioni për tremujorin e parë 2009
Të dhënat japin informacionin e parë të disponueshëm për tremujorin e parë të vitit 2009, në lidhje me PBB-në tremujore të shprehur në terma volumi të zhveshura nga efektet sezonale. Statistikat për periudhën në të cilën i referohet INSTAT, janë të bazuara në informacionin e mbledhur deri në muajin mars të vitit 2009 dhe janë subjekt i revizionimeve të mëvonshme me përmirësimin e informacionit në të ardhmen. Për vlerësimin e PBB-së tremujore është përdorur një metodë indirekte. Konsiderohet si një metodë indirekte sepse të dhënat tremujore që disponohen përdoren për të prodhuar vlerën e shtuar tremujore duke u bazuar në raportet që zënë këta indikatorë. Kjo metodë bazohet në supozimin se për periudhën në të cilin po analizojmë raporti midis vlerës së shtuar dhe prodhimit është konstant. Nga ana tjetër metoda direkte bën vlerësime të prodhimit dhe konsumit ndërmjetës më vete, diferenca e të cilëve jep si rezultat vlerën e shtuar. Është për tu theksuar fakti që shuma e katër tremujorëve të zhveshur nga efektet e sezonalitetit nuk është e barabartë me vlerën vjetore te PBB-së. Kjo vjen për praninë e efekteve sezonale që kanë të pranishme seritë tremujore.
Efektet
Zhveshja nga sezonaliteti
Një nga karakteristikat më të rendësishme të serive tremujore është prania e sezonalitetit në to. Egzistojnë dy mënyra për të eliminuar efektet sezonale nga seritë tremujore.
Mënyra indirekte
Niveli i detajimit në të cilin një seri është zhveshur nga sezonaliteti është e rëndësishme pasi kjo ndikon në cilësinë e serisë. Seritë individuale të degëve të ndryshme të ekonomisë mund të zhvishen nga efektet sezonale dhe më pas të agregohen në degë më të mëdha. Kjo metodë konsiderohet si metodë indirekte.
Mënyra direkte
Një mënyrë tjetër është që degët e ekonomisë të agregohen fillimisht në degë më të mëdha e më pas të zhvishen nga efektet sezonale. Kjo mënyrë është quajtur mënyra direkte e zhveshjes së efekteve të sezonalitetit. Në një vend si Shqipëria ngjarjet jo të rregullta mund të kenë një ndikim të madh në të dhëna të caktuara. Gjithsesi nëse komponentët përbërës të një serie kanë të njëjtin sezonalitet, agregimi zbut efektet e komponentëve jo të rregullt. Kjo është domethënëse për rastin e Shqipërisë ku shumë seri ekonomike ndikohen nga fluktacionet sezonale të një dege. INSTAT ka vendosur që të përdorë metodën direkte për të eliminuar efektet sezonale.
Ky lajm është publikuar: 15/07/2009