E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, dënohet 25 vjet Luftar Reçi

 

BURREL - Ka përfunduar dje në Gjykatën e Matit gjyqi në ngarkim të shtetasit Luftar Reçi, i akuzuar nga prokuroria e këtij rrethi për vrasjen e shokut të tij, Maksim Lala. I dyshuari për ekzekutimin e Lalës, dhe më pas përçudnimin e kufomës, është dënuar dje me 25 vjet heqje lirie për veprën penale të "vrasjes me dashje". Ngjarja e rëndë ndodhi në maj të vitit 2005, në vendin e quajtur sektori "C" në Shkopet, pjesë e rrugës nacionale Tiranë-Burrel. Dy ditë pas vrasjes, trupi i pajetë i Lalës është djegur në brigjet e lumit të Matit. Dy vjet më vonë është prangosur në lidhje me këtë vrasje Luftar Reçi dhe nipi i tij T.Elezi. Fillimisht hetimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas dosja voluminoze i kaloi Prokurorisë së Matit. Në çdo seancë, Reçi është shprehur se është i pafajshëm.                                                      h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›