E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet shkollë shqipe në Bronks të Nju Jorkut

Çelet shkolla e parë shqipe në ndihmë të komunitetit shqiptar në Bronks të Nju Jorkut. Në ceremoninë e hapjes së shkollës ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit shqiptar, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Nju Jork, Dritan Mishto, konsullja e Kosovës në Nju Jork, Arta Rama, personalitete publike të jetës amerikane dhe shqiptare në Nju Jork si dhe prindër e fëmijë të komunitetit thekson agjensia e lajmeve Ina.

Në këtë shkollë do të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe rreth 100 fëmijë shqiptarë ndërsa nismëtarët e hapjes së shkollës shprehen optimistë që numri i nxënësve do të shtohet në të adhmen.


Konsulli shqiptar Dritan Mishto theksoi se shteti shqiptar do të jap kontributin dhe ndihmën për pajisjen e kësaj shkolle me tekste dhe materiale shkollore në gjuhën shqipe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›